Connect with Us

Gregu tifoz me Tiranën? Olsi Rama befason me përgjigjen për nipin e tij

Sport

Gregu tifoz me Tiranën? Olsi Rama befason me përgjigjen për nipin e tij

Publikuar

-

Olsi Rama nuk ka folur në konferencën e sotme vetëm për Esat Malën. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit u ndal te derbi me Tiranën, gjykimi dhe te nipi i tij, Greg Rama, i cili pas ndeshjes Kukësi-Tirana u shfaq krah Michael Ngo në një nga lokalet e natës në kryeqytet.

“Është e vërtetë, që vetëm në fillimet e hershme të epokës Demi, Partizani shkonte në derbi me Tiranën në pozita të disfavorshme për sa i përket klasifikimit. Mbaj mend një derbi të Kupës, kur Partizani ishte në Kategorinë e Parë. Unë vetë u habita kur kishte gjithë atë prezencë në stadium. Pas gjashtë vitesh u thye tabuja.

Vijmë në derbi pas një humbje me Tiranën dhe pas një barazimi zhgënjyes me Bylisin. Ekipi tashmë e ka kuptuar rrugën që duhet të ndjekë me trajnerin e ri. Ka motivimin e nevojshëm, pasi në derbi nuk ke nevojë. Kjo pasi vetëmotivohesh.

Është ndeshja kartolinë e kampionatit. Pres që stadiumi të jetë plot dhe nuk ka gjë më të bukur, pak rëndësi ka kush do të jenë më shumë. Jemi të gjithë motivuar. Mungon Trashi, që është një mungesë e rëndësishme. Por kemi Hakajn, i cili është një lojtar i mirë.

Mbase në psikologjinë e lojtarëve ndikojnë të gjitha gjërat, por mund të ndikojë edhe fakti që duan të afrohen me kreun. Tirana mund të jetë duke fluturuar për fitoreve, pro duhet ta dijë që do të ndeshet me një Partizanin shumë të motivuar”, tha Rama mes të tjerash.

GJYKIMI – “Unë nuk është se ankohem për gjykimin. Ankohem për arbitrat sikurse për lojtarët e mi kur  humbin raste apo bëjnë gabime në mbrojtje. Pavarësisht dy episodeve me Bylisin, e kishim në dorë të fitonim. Sa ankohem për ekipin, aq ankohem edhe për arbitrat.

Nuk u bën keq arbitrave t’u vëmë në dukje gabimet, përkundrazi i ndihmojmë. Ka pasur shumë gabime, herë-herë edhe foshnjarake. Kur ka prapaskena, atëherë do ngrihet zëri edhe më tepër. Deri tani nuk e gjykoj të tillë situatën. Ankesat janë thjesht për të rritur cilësinë dhe garën sportive. Nuk ankohemi si humbës, pasi nuk e kemi zakon diçka të tillë”.

GREG RAMA ME TIRANËN – I ngacmuar për foton e postuar nga Michael Ngoo me djalin e kryeministrit Edi Rama, Greg, Olsi shprehet: “Nuk e di ta ketë shprehur mbështetjen ndaj Tiranës. Greg është sportdashës, ka luajtur basketboll me Tiranën. Ka një të kaluar me Tiranës dhe simpati për atë ekip.

Nuk ka të bëjë me Partizanin. Nëse unë do të jem në një klub me lojtarët e Tiranës, do t’i takoja dhe do t’u uroja suksese. Është brenda normave të shoqërisë. Nesër Gregu do ta shohë ndeshjen, mund të jetë i ulur edhe afër meje dhe po të dojë të bëjë tifozllëk për Tiranën (qesh)”. /abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: