Sport
Messi dhe Ronaldo mbeten jashtë, ja formacioni me i mirë në Champions (foto)

Kjo mesjavë rezervoi ndeshje emocionale në kompeticionin prestigjioz Uefa Champions League.
Të martën, Napoli dhe Barcelona u ndalën në barazim 1-1, ndërsa Chelsea është mposhtur 0-3 në shtëpi nga Bayern Munich. Ndërkohë, ditën e djeshme Lyon mundi Juventusin 1-0, ndërsa Manchester City triumfoi 1-2 në “Santiago Bernabeu”, kundër Real Madrid.
Për këto supersfida UEFA ka publikuar formacionin e javës në Ligën e Kampionëve i cili dominohet nga nga Bayern Munchen të cilët përfaqësohen me 5 lojtarë. Bie në sy që mungojnë Lionel Messi dhe Cristiano Roanldo të cilët nuk arritën të lejnë gjurmë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania