Connect with Us

Perez “heq qafe” dështakun e madh dhe përgatit 126 milionë euro për yllin e Liverpoolit

La Liga

Perez “heq qafe” dështakun e madh dhe përgatit 126 milionë euro për yllin e Liverpoolit

Publikuar

-

Real Madridi beson se mund ta joshë Mohamed Salah, që ta lërë Liverpool për një marrëveshje 126 milionë euro. Të paktën kështu pretendon “El Desmarque”, një media pranë klubit të bardhë. Sulmuesi egjiptian ka qenë prej kohësh i lidhur me “Los Blancos”. Në “Santiago Bernabeu”, atë e shohin si një alternativë më të lirë se ylli i PSG, Kylian Mbappe.

Futbollisti në fjalë, që nga shkuarja te Liverpool, ka qenë shtyllë kryesore në ekip. Megjithatë, tifozët e kuq nuk e vlerësojnë ende atë si lojtarët e tjerë të shkëlqyeshëm të klubit britanik. Në kryeqytetin spanjoll duan të heqin qafe Gareth Bale, i cili ishte gati të largohej në merkaton e verës së kaluar drejt Kinës. Pra, të bardhët po kërkojnë një zëvendësues për uellsianin. Alternativa më e mirë do të ishte ndërkombëtari francez, Kylian Mbappé, dëshirë e shprehur e trajnerit Zidane. Sidoqoftë, blerja e tij është e vështirë, pasi do të kushtonte rreth 300 milionë euro.

Florentino Perez nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shumë, kështu që do të presë deri në vitin 2021, kur t’i përfundojë kontrata. Naga ana tjeterër, Mohamed Salah nuk ndihet rehat në “[email protected], Pasi ka fituar Champions-in, sezonin e kaluar, dhe këtë vit titullin në Premier League edhe pse ende jo zyrtarisht, egjiptiani e konsideron të kryer misionin e tij me Liverpoolin dhe është gati për një aventurë të re.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: