Connect with Us

Po shkëlqen me Skënderbeun, Enea Koliçi befason me deklaratën e tij

Sport

Po shkëlqen me Skënderbeun, Enea Koliçi befason me deklaratën e tij

Publikuar

-

Pas fitores me Teutën nështëpi, Skënderbeu është duke kërkuar suksesin e radhës në kampionat dhe vijimësinë në lojë dhe rezultate. Një gjë të tillë korçarët do të kërkojnë ta bëjnë në Shkodër përballë Vllaznisë.

Për heroin e ndeshjes me Teutën, portierin Enea Koliçi, ndeshja duhet interpretuar në rrjedhën logjike të ndeshjeve që Skënderbeu ka luajtur në këtë vit.

Pogradecari motivon të tijtë për të pasur të njëjtin përqendrim dhe beson se Skënderbeu tashmë ka gjetur rrugën e duhur për vijimin e kampionatit.

Koliçi, për të gjithë ajo penallti ka qenë decizive për ndeshjen. Kjo vlen edhe për ju?

Normale, ishin minutat e fundit të takimit dhe gjithçka varej nga ai episod. Ajo pritje e penalltisë më kënaqi, pasi korrigjova dy gabimet e bëra nga dy golat e pësuar. Kështu që, mund të them se ajo pritje ishte një shtim morali për mua.

Çfarë menduat kur ratë në kontakt me topin?

Të them të drejtën, nuk pata kohë të mendoj, pasi e pashë që topi i dytë shkoi te lojtari i Teutës dhe të them të drejtën u hutova pak. Por, për fat të mirë, goditja shkoi jashtë dhe gjithçka për mua ishte në rregull, mund të festoja.

Atë moment pavendosmërie te goli i parë i Teutës e vuajtët gjatë?

Jo, janë gjëra që ndodhin në futboll dhe sidomos te portierët. Doja ta merrja veten shumë shpejt. Ne ishim të përgatitur shumë për këtë takim dhe donim ta fitonim me çdo kusht ndeshjen me Teutën,por tani ka ardhur koha të mendojmë për Vllazninë.

Çfarë ka ndryshuar te Skënderbeu i 2020-ës nga ai i pjesës së parë të kampionatit?

Besoj se lojtarët nuk kanë pasur kohë të përshtaten në fillim të sezonit. Tani, me kalimin e javëve, por edhe me fazën e janarit, lojtarët janë përshtatur me ato që kërkon Ilir Daja. Do të shihni një Skënderbe ndryshe nga ai i dy fazave të para të sezonit.

Ky kampionat, duke parë diferencën e vogël mes ekipeve, a i shton mundësitë që të ngjiteni më lart?

Patjetër që na jep mundësi dhe ne jemi gati që të vijojmë ngjitjen dhe rezultatet pozitive. Për ta bërë këtë nuk duhet të interesohemi për ekipet e tjera dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një.

Nga mënyra si luan Skënderbeu,ju ngjan me atë që keni parë para disa sezonesh?

Jo, le të mos i hyjmë kësaj pjese. Nuk mund të krahasojmë atë Skënderbe me këtë që është tani. Janë dy ekipe të ndryshme, por gjithsesi lojtarët po mundohen të japin maksimumin dhe duhen përgëzuar për këtë.

Transferta ndaj Vllaznisë si ju duket? Është kundërshtari që ju ka marrë gjashtë pikë në dy takime…

Duket që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe për këtë jemi të bindur. Vllaznia në ndeshjet e fundit ka treguar se është një ekip në rritje. Gjithashtu, edhe në ndeshjen e parë në Shkodër kemi pësuar një humbje shumë të thellë. Ne do të shkojmë aty për të bërë më të mirën dhe të vijojmë paraqitjet pozitive të këtij viti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: