Connect with Us

Statistikat e frikshme, ja çfarë duhet të dini për derbin e kryeqytetit

Sport

Statistikat e frikshme, ja çfarë duhet të dini për derbin e kryeqytetit

Publikuar

-

Ndeshja e nesërme mes Tiranës dhe Partizanit do të jetë mjaft ndryshe në krahasim me derbit e kaluar për faktin se në këtë ndeshje, duke parë formën e të dy ekipeve, Tirana vjen si skuadra për tu mundur. Djemtë e Egbo e kanë harruar humbjen që pas fitores në derbin e vitit të kaluar dhe synojnë të vazhdojnë në këtë mënyrë.

Nëse marrim në konsideratë 10 ndeshjet e fundit në kampionat të dy skuadrave do të shohim edhe një diferencë mjaft të madhe, që tashmë është pasqyruar edhe në renditje. Tirana ka humbur një ndeshje dhe ka barazuar po aq. Pjesa tjetër janë vetëm triumfe. Partizani vjen nga një situatë konfuze dhe ambientimi me trajnerin e ri Sormani. Të kuqtë e kanë marrë vonë veten, duke mos arritur të regjistrojnë fitore rresht sa kundërshtari.

Barazimi me Bylisin ia ndali hovin dhe tashmë e vetmja zgjidhje është që ta rimarrin vrullin me Tiranën, ashtu si bënë bardheblutë në derbin e kaluar. Të kuqtë në 10 ndeshjet e fundit në Superiore numërojnë 5 humbje, 4 fitore dhe 1 barazim. Ajo që bie në sy është se skuadra e Sormanit vjen përsëri në derbi nga një hap fals ndaj Bylisit. Atë kohë të kuqtë vinin pas një humbje 2-1 në Ballsh.

Partizani ka shënuar 15 gola në këtë 10 ndeshje, ndërsa ka pësuar 12 gola. Shifra normale në sulm, por jo dhe aq në mbrojtje, që tregon edhe pikën e dobët të këtij ekipi këtë vit. Kjo fazë aktuale e kampionatit rezulton të na ketë treguar Tiranën më të mirë të viteve të fundit. Bardheblutë në dhjetë sfidat e fundit në kampionat kanë shënuar 20 gola dhe kanë pësuar 10 gola.

Statistikat të çojnë te një derbi bardheblu, por ata bien poshtë me nisjen e topit nga mesi i fushës dhe aty gjithçka nis nga e para, ashtu siç ranë në atë fitore 1-2 të Tiranës në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Partizani është aty për t’i hedhur poshtë shifrat dhe për të treguar se ata janë akoma aty, ndërkohë Tirana ka qëllim të tregojë se ata janë skuadra më e mirë e këtij kampionati, epitet që deri tani e mban Kukësi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Juventin i thekur, por Rama e gjen motivimin te rivalët: Të bëhemi si Milani i Sakit

Publikuar

-

Nga

Në Itali ka dhënë mendimin e tij sesi duhet të dilet nga kjo situatë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Një juventin dhe që e adhuron këtë skuadër, por kur vjen puna për të gjetur histori të mëdha suksesi, përfundon te Milani i kohërave të arta. Si në rastin për zgjidhjen e kësaj pandemie dhe […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Borussia Dortmund “thyen” karantinën, ekipi kthehet në stërvitje

Publikuar

-

Nga

Borussia e Dortmundit “thyen” karantinën. Lojtarët verdhezi do të rillojnë stërvitjen nesër. Për të shmangur çdo rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirus, futbollistët qëdrejti do të ushtrohen në grupe të vogla (nga dy), duke punuar në aspektin fizik. Futbollisti gjerman Emre Can është shprehur i kënaqur që ka zbritur në fushën e blertë. “Në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Situata e jashtëzakonshme, reagon presidenti i Bylisit: Qeveria të na ndihmojë, lojtarët presin…

Publikuar

-

Nga

Edhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj i kërkon qeverisë shqiptare të  gjejë zgjidhje për ngërçin financiar të krijuar në futbollin shqiptar pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nëpërmjet një deklarate publike për mediat, Kapllanaj theksoi se duke filluar që nga lojtarët deri në instancat më të larta të klubit duhet […]

LEXO TE PLOTE