Connect with Us

Luhet sonte derbi i kryeqytetit, zbulohen formacionet e Tiranës dhe Partizanit

Sport

Luhet sonte derbi i kryeqytetit, zbulohen formacionet e Tiranës dhe Partizanit

Publikuar

-

Luhet sonte derbi i kryeqytetit. Tirana është ekipi që në këtë sfidë vjen në një gjendje më të mirë pas serisë së rezultateve radhazi ndërsa tashmë ka marrë edhe kryesimin e Superiores. Emanuel Egbo ka ndryshuar frymën te bardheblutë, teksa të besuarit e tij kanë ditur ta justifikojnë besimin e marrë nga trajneri.

Edhe sonte, tekniku i 24-herë kampionëve të Shqipërisë pritet të mos ndryshojë në 11-tëshen titullare duke qenë se i ka në dispozicion të gjithë lojtarët. Ndërkohë, nga ana tjetër te Partizani ka më shumë probleme. Lënia e pikëve në javën e kaluar ndaj Bylisit, solli edhe një faturë të rëndë për të kuqtë të cilët humbën shërbimet e Trashit i cili në këtë sfidë do zëvendësohet nga Hakaj, ndërsa në dyshim mbetet aktivizimi i Boldor. Sakaq, edhe pse Romero nuk ishte pjesë e skuadrës pasi kishte kaluar te ekipi B, pësoi një dëmtim me këta të fundit dhe hoqi çdo mundësi rikthimi.

Pozitiv është rikthimi i Bitrit në qendër të mbrojtjes pas mungesës për shkak kartonësh në ndeshjen e fundit, ndërsa në stërvitje grupit i është bashkuar edhe Esat Mala, që prej kohësh i kishte humbur kontaktet me ekipin e parë. Përfshirja e tij në ndeshjen e nesërme mbetet për t’u parë dhe mund të ishte një surprizë për kundërshtarin.

Formacionet e mundshme:

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Kale, Torasa, Kobinah, Ngo
Trajner: Emanuel Egbo

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj,Telushi, Broja, Kordeiro, Çinari, Bardhi, Solomon
Trajner: Adolfo Sormani

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE