Connect with Us

Nesër në fushë, Jashanica: Ishin dy vite të tmerrshme, fitoj sërish kombëtaren

Sport

Nesër në fushë, Jashanica: Ishin dy vite të tmerrshme, fitoj sërish kombëtaren

Publikuar

-

Bajram Jashanica do të kthehet më në fund në fushë pas dy vitesh. Pritja e ka lodhur shumë, e megjithatë mbrojtësi 29-vjeçar është duke punuar fort për të qenë në maksimumin e tij kundër Vllaznisë. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, kosovari ka folur për gjithçka ka përjetuar këto ditë. Vlerëson trajnerin Daja, ndërsa “troç” e thotë se i ka munguar edhe Përfaqësuesja e Kosovës. Në fund dha edhe një apel të fortë për klubet, ndërsa shpreson që askush të mos e pësojë si ai për një gabim.

Jashanica, të shtunën riktheheni në fushë pas 740 ditësh. Çfarë do të thotë për ju kjo ditë? 

Është dita më e lumtur e jetës sime. Ju tregoj se po gëzoj si fëmijë dhe po e pres me padurim çastin e ndeshjes. Është një emocion i madh. Ka qenë me të vërtetë një pritje shumë e madhe dhe një periudhë e gjatë që unë isha jashtë. Por pas kësaj që kalova, e them me bindje se tani më presin vetëm momente të mira në fushë, pasi të vështirat i kam kaluar.

Kur u mor vendimi për ju, cila ishte gjëja e parë që menduat? 

E kam thënë në një intervistë të dhënë për ju që jam ndierë shumë keq. Ju lutem të mos i kujtojmë më ato momente të vështira. Ajo që kaloi, kaloi tani nuk dua t’i kujtoj. Jam vetëm duke menduar për të ardhmen duke nisur nga e shtuna.

Si është gjendja e Jashanicës pas kësaj pauze të gjatë. A jeni gati për të luajtur titullar?

Ju edhe mund të mos e besoni, por po e pres me padurim ditën e shtunë, që të zbres në fushë. Shyqyr Zotit kam qenë mirë dhe besoj se jam gati. Çlirimi më i madh për mua ishte kur u bashkova me ekipin. Atje e ndjeva se gjithçka po merrte fund. Nga data 4 janar kam punuar fort dhe kam dhënë maksimumin tim në stërvitje për të qenë i gatshëm që në momentin e parë. Kam marrë një ngarkesë mjaft të mirë dhe puna çdo ditë pranë grupit më ka bërë vërtet mirë. Tani do të shohim edhe në ndeshje se si do të jem, pasi është mjaft e vështirë kur je dy vite pa luajtur. Megjithatë, me ndihmën e grupit them se do ia dal.

Trajneri Daja ka vendosur me sa duket për t’ju hedhur në fushë si titullar. Jeni gati?

Kjo është një anë tjetër pozitive e trajnerit Ilir Daja. Një njeri i aftë për atë çka bën në fushën e futbollit, por mbi të gjitha një njeri i madh edhe në shpirt. Për mendimin tim, është trajner shumë i mirë, një nga më të mirët në Shqipëri, Kosovë apo dhe në Maqedoni. Ka një meritë të veçantë edhe te kjo pjesë, që unë e kam arritur ta kaloj me sukses. Meriton respekt dhe do të mundohem që t’ia jap nga fusha atë respekt që ai meriton.

Periudhën e pezullimit si e keni përjetuar?

Kemi vuajtur shumë si unë ashtu edhe familja, në këto dy vite të tmerrshme. Por, nuk dua që ta kujtoj më. Ajo që iku, iku dhe duhet që të shohim para, unë familja ime dhe familja korçare.

A keni menduar ndonjëherë që të thoshit “mjaft” pas kësaj që ndodhi?

Jo, asnjë moment të vetëm nuk e kam menduar një gjë të tillë. Më ka mbajtur të lidhur fort karakteri im që nuk dorëzohet asnjëherë. Kjo ka qenë shtysa më e madhe që më ka bërë të jem i përqendruar dhe të mendoj vetëm rikthimin. Kështu kam vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe, nuk jam dorëzuar dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem.

Po Përfaqësuesja e Kosovës ju ka munguar këto kohë?

Pa dyshim që po. Më ka munguar shumë. Kisha arritur një moment të mirë me ta dhe isha pjesë e grupit. Ishte një ndalesë që nuk duhej. Por do të mundohem ta rifitoj sërish.

A e mendoni sërish rikthimin?

Po patjetër, do të punoj fort dhe do ia arrij. Them se është diçka që do të ndodhë. Unë do e bëj punën time më pas e di trajneri.

Cili është mesazhi juaj pas gjithë kësaj që ndodhi?

U lutem të gjithëve të kujdesen sa më shumë për lojtarët. Unë për vete isha në kulmin e karrierës. U lutem mjekëve dhe drejtuesve të klubeve, që askujt të mos i ndodhë më kjo që më ndodhi mua, është shumë e rëndë, më e rëndë se një dëmtim që të rrezikon edhe karrierën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE