Connect with Us

Policia iu kërkon kartat e identitetit, ultrasit e Partizanit çajnë rrethimin

Sport

Policia iu kërkon kartat e identitetit, ultrasit e Partizanit çajnë rrethimin

Publikuar

-

Më pak se një orë ka mbetur nga fillimi i derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Nisur nga ngjarjet e fundit, është vendosur që këtë herë të merren masa të forta për mbarëvajtjen e takimit.

Asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në stadiumin “Air Albania” pa qenë i pasjisur me një mjet identifikimi. Gjithashtu për personat nën moshën 16 vjeç vlen rregulli i shoqërimit nga prindërit.

Rregullat mbeten rregulla dhe forcat e policisë në hyrje të stadiumit janë të vendosur t’i zbatojnë ato me përpikmëri deri në fund. Kështu, të gjithë personat që nuk e kanë kaluar moshën 16 vjeç po nxirren jashtë nga “Air Albania”.

Ndërkohë nga ana tjetër ultrasit po refuzojnë të japin mjetin e tyre të identifikimit, kjo për të mos shkelur mbi parimet e tyre. “No face, no name” është parimi i tyre, të cilit dëshirojnë besnik deri në fund.

Madje tifozët e Partizanit kanë arritur që të çajnë edhe rrethimin e policisë dhe e gjitha kjo për shkak të kartave të identitetit. Mbështetësit e të kuqve e bënë me dije se nuk do ta pranonin aspak një rregull të tillë dhe nuk janë zmbrapsur aspak as ditën e sotme.

Megjithatë çarja e rrethimit ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi forcat policore kanë marrë sërish kontrollin në duart e tyre./Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: