Connect with Us

Ish-portieri i Realit përjashtohet për 8 ndeshje, shumë i turpshëm gjesti i tij

Sport

Ish-portieri i Realit përjashtohet për 8 ndeshje, shumë i turpshëm gjesti i tij

Publikuar

-

Problemet me racizmin vazhdojnë në futboll. Përpos fushatave të shumta nga ana e UEFA-s dhe jo vetëm, ende shumë futbollistë vuajnë në fushën e lojës. Rasti i fundit vjen nga Championshipi në Angli, ku portieri i Leeds United, Kiko Casilla, është dënuar me tetë ndeshje për akuza për racizëm.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi anglez në faqen e tij, duke pranuar dënimin e portierit. Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në shtatorin e 2019, konkretisht në ndeshjen kundër Charlton Athletic. Spanjolli ka fyer lojtarin Jonathan Leko për shkak të ngjyrës së tij dhe sigurisht nuk mund të mungonte një dënim në drejtim të tij.

“Ne si klub jemi totalisht kundër racizmit dhe çdo lloj diskriminimi tjetër në futboll. Gjithsesi portieri jonë i ka mohuar të gjitha akuzat që kanë ardhur në drejtim të tij. Federata e ka dënuar Casilla me 8 ndeshje, por duke mos u bazuar në prova të vërteta. Në javët në vazhdim do të publikohet dhe vendimi i detajuar nga organet përkatëse të FA”, shkruhet në deklaratën e Leeds United.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: