Connect with Us

Kartoni i kuq në minutën e 14-të, ja çfarë thotë rregullorja

Sport

Kartoni i kuq në minutën e 14-të, ja çfarë thotë rregullorja

Publikuar

-

Episodi i minutës së 14’ në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, ka sjellë polemika të shumta. Torasa del i vetëm brenda zonës me Hoxhën dhe pasi ndien dorën e zgjatur të Bitrit, rrëzohet. Arbitri jep penallti dhe e ndëshkon Bitrin me karton të kuq.

Pikërisht ndëshkimi me karton të kuq ka sjellë shumë reagime, por vendimi sipas rregullores së arbitrimit është i drejtë. Mbrojtësi i Partizanit nuk është i interesuar për topin, duke i hequr mundësinë e golit Torasës.

Ja çfarë thotë rregullorja e arbitrimit për këtë rast:

Mohimi i një goli apo një mundësie të qartë të shënimit të golit.

Kur një lojtar i mohon skuadrës kundërshtare një gol ose një mundësi të pastër shënimi duke prekur topin me dorë, lojtari do të përjashtohet pavarësisht ku ndodh shkelja.

Kur një lojtar bën shkelje kundër një kundërshtari brenda zonës së tij të penalltisë, e cila i mohon kundërshtarit një mundësi të qartë të shënimit të golit dhe arbitri akordon një goditje nga penalltia, lojtari fajtor ndëshkohet (KV) në qoftë se shkelja/faulli ishte një përpjekje për topin: në të gjitha rrethanat e tjera (p.sh. mbajtja, tërheqja, shtyrja, nuk ka mundësi për të luajtur topin etj.) lojtari fajtor duhet të përjashtohet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Juventin i thekur, por Rama e gjen motivimin te rivalët: Të bëhemi si Milani i Sakit

Publikuar

-

Nga

Në Itali ka dhënë mendimin e tij sesi duhet të dilet nga kjo situatë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Një juventin dhe që e adhuron këtë skuadër, por kur vjen puna për të gjetur histori të mëdha suksesi, përfundon te Milani i kohërave të arta. Si në rastin për zgjidhjen e kësaj pandemie dhe […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Borussia Dortmund “thyen” karantinën, ekipi kthehet në stërvitje

Publikuar

-

Nga

Borussia e Dortmundit “thyen” karantinën. Lojtarët verdhezi do të rillojnë stërvitjen nesër. Për të shmangur çdo rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirus, futbollistët qëdrejti do të ushtrohen në grupe të vogla (nga dy), duke punuar në aspektin fizik. Futbollisti gjerman Emre Can është shprehur i kënaqur që ka zbritur në fushën e blertë. “Në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Situata e jashtëzakonshme, reagon presidenti i Bylisit: Qeveria të na ndihmojë, lojtarët presin…

Publikuar

-

Nga

Edhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj i kërkon qeverisë shqiptare të  gjejë zgjidhje për ngërçin financiar të krijuar në futbollin shqiptar pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nëpërmjet një deklarate publike për mediat, Kapllanaj theksoi se duke filluar që nga lojtarët deri në instancat më të larta të klubit duhet […]

LEXO TE PLOTE