Sport
“Kush thotë se CR7 është më i mirë se Messi, nuk merr vesh nga futbolli”

Marco van Basten (55 vjeç), në një intervistë të gjatë për “Il Corriere della Sera”, që përkon me prezantimin e autobiografisë së tij “Fragile”, rishikon karrierën, kujton arsyet e daljes në “pension” në moshën 31-vjeçare dhe komenton gjendjen e futbollit aktual. Ai zgjedh Messin si lojtarin më të mirë në botë, në dëm të Cristiano Ronaldos:
“Cristiano është një futbollist i shkëlqyer, por ata që pretendojnë se është më i mirë se Messi, nuk kuptojnë asgjë rreth futbollit. Ose është kjo, ose ata e thonë atë me keqbesim. Messi është unik, i paimitueshëm dhe i papërsëritshëm. Një si ai i vjen futbollit në 50, ose 100 vite”.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania