Connect with Us

MOVIOLA/ Dyshime për një penallti në favor të Partizanit dhe një i kuq i munguar për Tiranën, ja ku gaboi Xhaja

Sport

MOVIOLA/ Dyshime për një penallti në favor të Partizanit dhe një i kuq i munguar për Tiranën, ja ku gaboi Xhaja

Publikuar

-

Dy penallti të sakta të akorduara në favor të Tiranës dhe një shumë e dyshimtë e padhënë për Partizanin. Gjithashtu një karton i kuq i munguar për Idriz Bathën dhe disa faulle taktike të pandëshkuara. Derbi iu besua kryesorit Juxhin Xhaja, që u mundua të ishte në nivelin e ndeshjes, por gjithsesi në disa raste nuk tregoi autoritetin e duhur.

RASTET

1′ Hakaj kroson në zonë, aty ku Çinari gjuan me të majtën, por Vangjeli e devijon topin me dorë në këndore. Dyshime për penallti në favor të Partizanit, por pamjet filmike nuk janë të qarta. Në limitet e një 11- metërshi, por kryesori ishte i bindur se nuk kemi të bëjmë me penallti, duke interpretuar prekjen e Vangjelit si të pavullnetshme.

6′ Kale kroson në zonë, Hoxha del në mënyrë të gabuar, por aty nuk përfiton as Kobinah dhe as Ngo. Në fakt, Kobinah rrëzohet në momentin që kërkon të godasë. Pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me simulim të ganezit, Xhaja vepron drejt duke vazhduar lojën.

9′ Batha i vë duart në fyt Melos në mesfushë. Xhaja nuk reagon, ndërsa as arbitri i katërt, Doda, nuk e sinjalizon për gjestin antisportiv të lojtarit të Tiranës. Duhej dhënë karton i kuq për Bathën.

13′-14′ Torasa del i vetëm brenda zonës me Hoxhën dhe pasi ndien dorën e zgjatur të Bitrit, rrëzohet. Penallti dhe karton i kuq për Bitrin. Vendim i drejtë i kryesorit, pasi mbrojtësi i Partizanit nuk ishte i interesuar për topin, duke i hequr mundësinë e golit Torasës.

17′-18′ Kale i vidhet Idrizajt dhe më pas futet në zonë, por aty është Telushi që ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj brazilianit. Arbitri akordon 11-metërsh për Tiranën, vendim i drejtë i Xhajës.

40′ Ngo godet me këmbën e djathtë në kokë në rënie e sipër Bilalin. Arbitri e kalon me këshillim, duke e arsyetuar si goditje të paqëllimshme. Mirëpo, duhej të ndëshkonte me të verdhë sulmuesin.

43′ Çinari driblon Bathën, që bën një faull taktik në mesfushë, duke i hequr mundësinë e një kundërsulmi premtues Partizanit. Mungon kartoni i verdhë për Bathën. Në këtë rast Xhaja vendosi në bënte teorinë e kompensimit, pasi 10 minuta më parë Broja kishte penguar Kalenë, por nuk ishte ndëshkuar me të verdhë.

48′ Roveshatë e Kobinah, që del huq dhe topi shkon te Ngo, por pret Hoxha. Anësori Çokaj jep pozicion jashtë loje për sulmuesin. Vendim i saktë, pasi në momentin që topi shkoi te Ngo, ky i fundit ishte më i avancuar.

88′ Ndërhyrje horror e Torasës me takat e ngritura ndaj Idrizajt. Xhaja i nxjerr direkt të kuq, duke marrë vendim të drejtë./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: