Connect with Us

Një ditë para “El Clasicos”/ Ramos habit me deklaratën për Messin: Uroj që nesër ai të…

La Liga

Një ditë para “El Clasicos”/ Ramos habit me deklaratën për Messin: Uroj që nesër ai të…

Publikuar

-

Nesër në mbrëmje Spanja dhe jo vetëm do t’i ketë sytë në Madrid, ku pritet të zhvillohet klasikja mes Real Madrid dhe Barcelonës. Të dy ekipet i ndajnë vetëm dy pikë dhe ndeshja e nesërme mund të jetë vendimtare për titullin kampion. Në prag të përballjes ka folur dhe kapiteni madrilen, Sergio Ramos, i cili vlerëson kundërshtarin si dhe shpreson që Leo Messi të mos jetë në ditën e tij më të mirë.

“Ne do të futemi në fushë vetëm për fitore. Që në fillim të takimit duhet të bëjmë presion lart për të mos i lënë që të luajnë lojën e tyre. Ata kanë disa lojtarë shumë të mirë, të cilët mund të jenë lojtarët që do të vendosin takimin. Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Jemi shumë pranë në renditje dhe rezultati i nesërm mund dhe të vendos fatet e sezonit”, deklaron 33-vjeçari.

“Messi? Kam shumë respekt për të. Mendoj se ai është një nga futbollistët më të mirë që historia e këtij sporti ka pasur. Shpresoj që të dielën të mos jetë dita e Leos, në mënyrë që ne të bëjmë punën tonë dhe të marrim rezultatin që kërkojmë. I uroj atij më të mirat dhe e ripërsëris se ai është një nga më të mirët”, mbyll spanjolli duke u treguar diplomat me rivalin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: