BundesLiga
Video: Bayerni në super formë, e mbyll ndeshjen për 7 minuta

Bayern Munich ka shënuar dy gola të shpejtë në transfertën që po luan në këto momente ndaj Hoffenheim, për javën e 24-të të Bundesligës.
Serge Gnabry hapi serinë e golave pas 120 sekondash lojë, ylli bavarez pas një super aksioni dhe topit të ardhur nga Muller, detyroi kundërshtarin ta dërgonte vetë topin në rrjetë.
Pas 7 minutash erdhi goli i dytë me Joshua Kimmich, me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Edhe pse ka ende shumë minuta lojë, ndeshja mund të quhet e mbyllur për bavarezët. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania