Sport
Video: Mbappe është i jashtëzakonshëm, driblon në mënyrë magjike dy kundërshtarë

PSG ka mposhtur 4-0 Dijonin në ndeshjen e javës së 27-të të Ligue 1.
Ishte një fitore jo e vështirë e vendasve, të cilët vazhdojnë të dominojnë në kampionatin francez.
Sarabia ia lehtësoi punën menjëherë vendasve teksa gjetur golin e avantazhit që në minutën e 3′.
Pas pushimit, Kylian Mbappe ka shënuar golin e dytë në minutën e 74′. Një gol fantastik i francezit kampion bote.
Një episod mjaft i bukur i ndeshjes ishte edhe momenti kur Kylian Mbappe dribloi në mënyrë magjike dy kundërshtarë, i gjithë stadiumi në këmbë për të.
🇫🇷 Mbappe ending careers in the French League. Filthy elastico skill. ⚡ pic.twitter.com/M3bHgfdti6
— FutbolBible (@FutbolBible) February 29, 2020
Ai që ka vulosur takimin ka qenë Mauro Icardi, me golin e tij në minutën e 76′, përpara se Mbappe të kompletonte dopietën e tij në kohën shtesë.
Parisi shkonë në kuotën e 68 pikëve në renditje, plot 13 më tepër se Marseille i vendit të dytë.