Connect with Us

VIDEO/ Pamjet e reja, Partizanit iu mohua një penallti sade në minutat e para

Sport

VIDEO/ Pamjet e reja, Partizanit iu mohua një penallti sade në minutat e para

Publikuar

-

Polemikat për derbin mes Tiranës dhe Partizanit do të vazhdojnë gjatë, edhe për faktin se të kuqtë kërkojnë drejtësi për një gjykim që ata e cilësojnë të njëanshëm në favor të skuadrës bardheblu. Një episod të cilin të kuqtë e denoncojnë është ai i minutës së parë të ndeshjes, kur një goditje drejt portës u devijua me dorë nga Kristi Vangjeli në këndore.

Gjyqtari Xhaja, edhe pse me pamje të qartë të aksionit, vendosi ta anashkalojë atë moment, duke akorduar goditjen nga këndi që do të sillte edhe golin e Kordeiros. Pamjet e transmetuara nga “SuperSport” nuk japin qartësisht ngjarjen, por pamjet e reja të publikuar në rrjetet sociale nga tifozët e Partizanit tregojnë me qartësi se si Vangjeli devijon topin me dorë dhe se si gjyqtari Xhaja nuk bën shenjë nga pika e bardhë edhe pse nuk ka dyshime që është penallti.

Normalisht, duhej të shoqërohej edhe me një karton të verdhë për mbrojtësin, ndëshkim që iu evitua bardhebluve në këtë sfidë e cila do të kujtohet gjatë dhe jo vetëm për rezultatin që prodhoi.

Maskarada e Juxhin Xhajes , Ndiqni pamjet …FK Partizani AlbaniaCensurim i ketij rasti nga DigitAlb!

Gepostet von Partizani Channel am Freitag, 28. Februar 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE