Connect with Us

E turpëruan tifozët, Bayern paralajmëron masa të rrpeta

BundesLiga

E turpëruan tifozët, Bayern paralajmëron masa të rrpeta

Publikuar

-

Disa tifozë të Bayernit dhanë një shfaqje të shëmtuar pasditen e djeshme në transfertën ndaj Hoffenhaim, pasi ndërkohë që skuadra bavareze po fitonte me shifrat 0-6, shpalosën një pankartë ofenduese ndaj pronarit të ekipit vendas, Dietmar Hopp.

Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej dy herë nga arbitri dhe të mbyllej me rreth 25 minuta vonesë, ndërsa disa herë lojtarët e Bayernit tentuan të negocionin me fansat, për heqjen e pankartës ofenduese.

Klubi bavarez, që ka një imazh mjaft të mirë dhe korrekt, ka reaguar ashpër sot nëpërmjet presidentit të Këshillit të Administrimit, duke kërkuar ndjesë ndaj Dietmar Hopp dhe duke premtuar marrjen e masave të menjëhershme, që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Të gjithë ne të FC Bayern jemi ende të zhgënjyer nga incidentet e djeshme në Hoffenhaim. Na vjen turp për sjelljen e disa të ashtuquajturve fansa, të vendosur në këndin e rezervuar për tifozët e Bayernit. Dietmar Hopp u ofendua nga një pankartë e hapur nga njerëz anonimë dhe frikacakë. Gjithë sa ka ndodhur dje është një nga gjërat më të ulëta, ndaj në emër të të gjithë klubit bavarez, ne i kërkojmë ndjesë Dietmar Hopp. Në ditët në vijim do të takohemi dhe do të marrim të gjitha masat e mundshme, që të mos lejojmë që një fushatë e tillë ,e padenjë, të përsëritet herë tjetër. Gjithashtu do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të vepruar kundër atyre që kanë diskredituar Bayernin dhe futbollin gjerman”, tha Herbert Heiner nga FC Bayern Munchen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Çmenduri/ Neuer braktis Bayern-in, ja destinacioni i ri i super portierit

Publikuar

-

Ditët e fundit ka nisur shumë në media që të flitet për merkaton e verës, ku priten shumë lëvizje të bujshme. “Bild” ka publikuar një lajm të çmendur së fundmi, teksa raporton se Manuel Neuer do të largohet nga Bayern. Sipas prestigjiozes gjermane, portieri do të firmsoë me Chelsean në verë. Do të ishte padyshim […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Ylli i Dortmundit bën postimin epik/ Ja si do dukemi pas karantinës (foto)

Publikuar

-

E gjithë bota është paralizuar tashmë nga Coronavirusi dhe shumica e shteteve janë në izolim, me njerëzit që janë të vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre. Shumë njerëz, mes tyre edhe futbollistë kanë preferuar t’i qethin flokët e tyre krejtësisht, në mungesë të një berberi, pasi edhe këta të fundit i kanë mbyllur sallonet e tyre. […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Bayern i tregon derën Neuer-it, i vë syrin portierit 100 milionë eurosh

Publikuar

-

Mund të ketë ndryshime të rëndësishme te Bayern Munich për sa i takon merkatos. Veçanërisht për sa i takon rolit të portierit. Zërat në lidhje me një sulm të Chelsea-t për Manuel Neuer kanë ardhur pak përpara atyre që kanë bërë të ditur se klubi gjerman është vënë në gjurmët e zëvendësuesit të tij. Sipas […]

LEXO TE PLOTE