Connect with Us

Shkarkimi i Duros, Shameti: Ju tregoj alternativën më të mirë të momentit

Sport

Shkarkimi i Duros, Shameti: Ju tregoj alternativën më të mirë të momentit

Publikuar

-

Kukësi ndodhet në një moment kritik, teksa Duro u shkarkua pas barazimit të sotëm ndaj Teutës në shifrat 2-2. Pikërisht kur i afrohemi fundit të kampionatit dhe me një Tiranë që është e vështirë të ndalet, lufta për titullin kampion do të jetë një hall më vete për trajnerin e ri.

E kush më mirë se Ylli Shameti, që e njeh skuadrën prej vitesh, mund të jepte një sygjerim për teknikun e ri? Në një prononcim për “Sport Ekspres”, figura e njohur e verilindorëve u shpreh se Hallaçi është zgjidhja më e mirë e momentit.
“E kam thënë publikisht që derisa kalova 6 vite të mrekullueshme te Kukësi, dua ta shoh sa më larg dhe gjithmonë në majë. Këto tre ndeshjet e fundit në momentin kritik të kampionatit kur shohim një Tiranë që po bën mirë, u tregua mungesë eksperience. Nuk mund të gjykoj një trajner dhe të them se u bë mirë apo keq me Duron. Klubit i takon e drejta për ta hequr dhe përderisa e kanë bërë do të thotë se është e drejtë.

Ka shumë ndryshime çdo vit dhe të flas për kohën kur dolëm kampion, është larg që të bëhen diferenca. Nuk mendoj se ka shumë alternativa serioze në qarkullim për të marrë Kukësin. Hallaci? Alternativë e goditur se e njeh klubin më mirë se të tjerët”, tha Shameti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: