Connect with Us

Të gjithë në këmbë për Ylber Ramadanin, ja çfarë ka bërë ish-lojtari i Partizanit

Sport

Të gjithë në këmbë për Ylber Ramadanin, ja çfarë ka bërë ish-lojtari i Partizanit

Publikuar

-

Fundjava e golave kuqezi ka vazhduar sot me një kryevepër të Ylber Ramadanit, mesfushori i përfaqësueses shqiptare tregohet gjithnjë e më shumë lideri i skuadrës së Vejle në kategorinë e dytë daneze dhe me golin e tij ka ndihmuar ekipin që të nisë arratinë drejt kthimit në elitë.

Në sfidën e sotme në shtëpi përballë Koge, e para për vitin 2020, pavarësisht dominimit ekipi që kishte si titullar edhe Arbnor Muçollin dhe në stol edhe Arlind Ajetin, nuk po gjente mënyrën si të çonte topin në rrjetë. Gjithçka u zgjidh nga Ramadani në minutën e 60 të sfidës. Mesfushori dërgoi sferën aty ku nuk mund të arrinte portieri me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës, duke i dhuruar ekipit të tij fitoren që i duhej për arratinë në kreun e renditjes së kampionatit.

Tani Vejle ka 6 pikë diferencë nga Fredericia e vendit të dytë dhe 7 nga Viborg i vendit të tretë, që cilësohet rivali më i fortë, duke qenë përsëri në rrugën e duhur për t’u kthyer në elitën e futbollit danez në fund të këtij edicioni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: