Connect with Us

“Trajneri i ri do të jetë shqiptar”, rrëfehet Safet Gjici: Ja pse e shkarkova Duron

Sport

“Trajneri i ri do të jetë shqiptar”, rrëfehet Safet Gjici: Ja pse e shkarkova Duron

Publikuar

-

Presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici bëri me dije se trajneri i ri i verilindorëve do të jetë shqiptar dhe do të konfirmohet nesër për mediat në orën 16:00.

Për “Supersport”, kryebashkiaku i Kukësit deklaroi se nuk mundi të duronte më dështimin e tretë radhazi të skuadrës së tij duke shpërdoruar sërish një fitore të sigurtë në sekondat e fundit të takimit.

Megjitahtë,Gjici ngarkoi me përgjegjësi dhe futbollistët për rezultatet jo pozitive me Bylisin (1-1), Tiranën (1-2) dhe Teutën (2-2).

Kujtojmë që pas barazimit 2-2 me Teutën, Kukësi shkarkoi trajnerin e tij Shpëtim Duro.

Shkarkimi i Duros – Ishim të detyruar të merrnim këtë vendim nisur nga rezultatet e fundit. Që nga ndeshja me Bylisn në 50 sekondat e fundit pësuam gold he nuk fituam. Me Tiranën ishte më e trishtueshme. Ishim në avantazh dhe pastaj pësuam 2 gola në 2 minuta. Por, me Teutën nuk duhej të pësonim gol në 1 minuitë e gjysmë. Nuk ka faj vetëm trajneri, kanë përgjegjësi fdhe lojtart se patën raste. Që nga fillimi i kampionatit deri më sotm duhej të bëhej ndryshim. Si rrallëherë e kam lënë shumë të qetë trajnerin. Duron e kam takuar gjithsej 4 herë. Klubi ia ka plotësuar të gjitha kërkesat, sot është e pafalshme të bësh të njëjtat gabime në Durrës. Bëhet e treta herë që pësojmë në fund. Trajneri duhet ta kishte zgjidhur situatën. Duhet një grintë, frymë e re. Besoj se dotë gjerjmë trajnerin që të marrë 100%-shin nga lojtarët.

Kandidatët për stolin e Kukësit – Nuk kemi biseduar, por do të bisedojmë. Kanë ardhur kërkesat. Janë mesazhe të ish-trajnerëve të Superligës. Nuk do të kemi trajner të huaj, por shqiptar. I uroj suksese Duros. Kemi shumë pikë në lojë dhe ndeshje me rivalët të direkt. Kanë përgjegjësi dhe lojtarët, duhet t’i kërkojnë llogari trajnerit. Kur e krahason me Tiranën që ka 11 ndeshje pa humbje, nuk mund të duroja më shumë.

Gega, Shkëmbi, Shehi – Nuk duam të them se cili do të jetë nga këta. Besoj do ta merrni vesh nga ora 16:00 do të kemi njoftim. Trajneri do të jetë në stërvitje. T’i japim gjak të ri ekipit. Shpresoj dhe kam bindje se do të dalë për mirë”, përfundoi deklaratën e tij presidenti i nderit të Kuëksit Safet Gjici pas barazimit me Teutën 2-2.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: