Connect with Us

“Do ta kisha vrarë po të isha trajner”, legjenda e Manchesterit bën deklaratën e papritur për De Gean

Premier Liga

“Do ta kisha vrarë po të isha trajner”, legjenda e Manchesterit bën deklaratën e papritur për De Gean

Publikuar

-

David De Gea ishte protagonist negativ në ndeshjen që Manchester United luajti kundër Evertonit (përfundoi barazim 1-1). Portieri spanjoll bëri një gabim të pafalshëm në fillim të ndeshjes pasi priti shumë me topin në këmbë brenda zonës, duke i dhënë mundësinë sulmuesit të “Toffees”, Calvert-Lewin, ta bllokonte në kohë goditjen e “gardianit”, me topin që u kthye në rrjetë. Për këtë gafë të De Geas ka reaguar ashpër ish-futbollisti i “Djajve të Kuq”, Roy Keane, që punon si analist në një televizion anglez.

“Si trajner ose si lojtar do ta kisha vrarë atë. Do ta kisha vrarë atë! Thjesht u vonua shumë, çfarë po priste?”

Keane e vijoi më  tej sulmin ndaj portierit spanjoll:

“Mendoj se minimalisht u tregua arrogant. Nëse duhet të marrësh një vendim, duhet ta marrësh shpejt. Këto janë momente shumë të rëndësishme për United, pasi bëhet fjalë për ta përfunduar në katër vendet e para dhe nëse ke një portier me përvojë … çfarë po pret? Më mirë të heshtë!”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: