La Liga
E bujshme: Barcelona i dërgon Interit ofertën e parë për yllin e madh, 70 milionë euro dhe dy lojtarë

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri. Me dëmtimin e rëndë të Suarez dhe problemet në fazën e sulmit ka bërë që drejtuesit katalanas të kthejnë sytë nga Interi. Në shënjestër është pikërisht Lautaro Martinez që këtë sezon po shkëlqen me fanelën zikaltër.
Barcelona ka përgatitur ofertën e parë për sulmuesin argjentinas dhe bëhet fjalë për 70 milionë euro dhe kartonin e Vidal dhe Nelson Semedo për të marrë shërbimet sulmuesit të Interit.
Sipas katalanasve kjo ofertë i afrohet klauzolës së Interit madje edhe e tejkalon atë pasi Vidal vlen 20 milionë euro dhe Semedo 40. Në ditët në vijim pritet që kjo ofertë t’i prezantohet Interit zyrtarish, ndërsa nuk përjashtohet që dy klubet të flasin edhe për mesfushorin Sensin.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania