Connect with Us

Fantastike/ Lampard thërret Armando Brojën, për ndeshjen ndaj kampionëve të Europës

Kombëtare

Fantastike/ Lampard thërret Armando Brojën, për ndeshjen ndaj kampionëve të Europës

Publikuar

-

Pritjes tashmë i erdhi fundi. Armando Broja merr ftesën në ekipin e parë të Chelseat. Paraqitjet e jashtëzakonshme me të gjitha ekipet e moshave dhe golat e vazhdueshëm i janë shpërblyer sulmuesit shqiptar. Një ftesë nga Lampard kishte kohë që përflitej nga mediat angleze.

Trajnerit të bluve të Londrës me sa duket i ka pëlqyer ajo çfarë ka parë në “Stamford Bridge” fundjavën e shkuar, ku në çerekfinalen e FA Cup mes Chelsea U-18 dhe Millwall U-18 ishte pikërisht Broja që do të vendoste fatin e takimit. Një gol me roveshatë, që të kujton Ronaldon, u mohua nga arbitri, ndërsa tjeri që do të mbante firmën e shqiptarit do të zgjidhte edhe ndeshjen.

Kështu, Lampard nuk ka pritur më gjatë për ta afruar Brojën me ekipin e parë. Burime të sigurta të “Sport Ekspres” konfirmojnë se futbollisti 19-vjeçar i është bashkuar grupit të lojtarëve të ekipit A, me të cilët është grumbulluar në hotelin ku do të qendrojnë yjet londinezë. Kështu Broja do të jetë nën urdhërat e Lampard për ndeshjen e nesërme që Chelsea luan në FA Cup me një kundërshtar të rëndësishëm si Liverpooli i Kloppit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: