Connect with Us

“Gavazaj do rikthehet i frikshëm”, Nexhipi i bindur: Ja kush do të jetë çelësi i suksesit

Sport

“Gavazaj do rikthehet i frikshëm”, Nexhipi i bindur: Ja kush do të jetë çelësi i suksesit

Publikuar

-

Orges Shehi u prezantua sot në krye të Kukësit dhe në ekipin verilindor ai do të gjejë një ish-shok skuadre, sulmuesin anësor, Enis Gavazaj. Durrsaku ka luajtur me të te Skënderbeu dhe tanimë do të jenë në pozicione të ndryshme.

Në takimet e fundit Gavzajt nuk i është besuar një fanellë titullari, ndërkohë që duhet thënë se nuk është se ka shkëlqyer me Kukesin këtë sezon. Shehi, pas konferencës, e tha me shaka se duhet ta kishim pyetur për të.

Gjithsesi ishte drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, i cili në konferencën e sotme për shtyp u shpreh se Gavazaj shumë shpejt do rikthehet në formën më të mirë dhe beson se Shehi do jetë edhe çelësi për këtë.

“Enisi në fakt e ka filluar shumë mirë sezonin këtë vit. Edhe ai ka ardhur nga periudhë e gjatë pa minuta dhe nuk ka pasur kondicionin e duhur. Sidoqoftë e them me shumë bindje që Gavazaj shumë shpejt do të kthehet në formën e tij më të mirë.

Normal duke punuar në stërvitje dhe duke dhënë më të mirën në ndeshje. Orges e njeh Gavazajn akoma më mirë se të gjithë ne, pasi e ka pasur në ekip. Besoj se do të jetë edhe çelësi i rikthimit të formës së tij”, tha Nexhipi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: