Sport
“Gjyqtari akordoi penallti nga 40 metra larg”, shpërthejnë drejtuesit e Flamurtarit dhe publikojnë faktet

Flamurtari mori një pikë në ndeshjen kundër Bylisit në transfertë dhe në Vlorë mendojnë se mund të kishin marrë më shumë po të mos kishte qenë për gjykimin e bërë nga gjyqtari Adrian Beqiri. Klubi vlonjat ka publikuar edhe disa raste për moviolë dhe i analizon.
POSTIMI I FLAMURTARIT – Nuk presim nga asnjë analist për të bërë moviolën me rastet në ndeshjen Bylis – Flamurtari F.C, prandaj po i publikojmë.
1. Momenti i dëmtimit të dy lojtarëve, duket që topi preket nga lojtari me numrin 25 (Tuxa) dhe kontrollohet nga Ribaj.
2. Me rregullore topi i kthehet ekipit që kishte kontrollin para ndërprerjes së lojës, por arbitri bëri të kundërtën. Mungon edhe FAIR PLAY nga Bylis .
3. Jepet 11-metërsh nga mesi i fushës, edhe pse kontakti është dyluftim në ajër. Arbitri shumë i bindur për të dhënë 11-metërsh në distancë 40 metra larg nga aksioni.
4. Në zonën e Bylis ka prekje me dorë nga lojtari me numër 8. Arbitri vendos bilbilin për të dhënë 11-metërsh dhe bëhet “pishman”, duke vazhduar lojën.