Kombëtare
Mbrëmë shënoi supergol, sot Memushaj merr lajmin e hidhur

Ledian Memushaj ishte protagonist i Peskarës në mbrëmjen e djeshme teksa në minutën e 80 të sfidës ndaj Askolit, shënoi një gol mjaft të bukur për t’i dhuruar fitoren të tijve me rezultatin 2-1.
Tashmë, Serie B ka hyrë në një fazë mjaft vendimtare për fatet e sezonit dhe mesfushori i kombëtares është një nga lojtarët më të vlefshëm në skuadër. Por, vlonjati do i mungojë javën e ardhshme Peskarës për shkak se është ndëshkuar me karton të verdhë në sfidën e fundit.
Memushaj nuk i shpëtoi ndëshkimit pas një simulimi në zonën kundërshtare në përpjekje për të fituar penallti. Si të mos mjaftonte kjo, në vendimet e saj Gjykata Sportive në Itali ka vendosur ta ndëshkojë Memushajn edhe me një gjobë prej 1500 eurosh.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania