Connect with Us

“Mos t’iu themi më mi Bashkie”, tifozi i Partizanit bën komentin epik

Sport

“Mos t’iu themi më mi Bashkie”, tifozi i Partizanit bën komentin epik

Publikuar

-

Derbi Tirana-Partizani (5-1) e luajtur ditën e premte në “Air Albania” duket se nuk ka fund. Rivaliteti I madh I të dyja skuadrave nuk është vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj mes ish legjenda të klubeve dhe tifozëve. Humbja me 5 gola ka shkaktuar një debat të madh tek Klubi I Partizanit dhe akuzat nga ana e tifozëve për prishjen e skuadrës kampione nga drejtuesit sapo kanë filluar. Në një prej postimeve ndaj drejtuesve të klubit, të faqes së tifozëve “Partizani.net”, një prej komentuesve ka sjell vëmendjen sërish tek rivaliteti I tyre me Tiranën. Një term I cili përdoret për të ironizuar kundërshtarët nga tifozët e kuq është “mi bashkie” refereuar tifozëve të Tiranës, për këtë gjë në fund të komentit, tifozi ka dëshiruar që tashmë të gjehet një emër tjetër duke propozuar “gamor” një shprehje e përdorur më shpejtë nga tifozët e Partizanit në drejtim të kundërshtarëve të tyre.

KOMENTI i një prej tifozëve:

1) Olsi ka mekatet e veta per ekipin qe ka krijuar kete sezon pa dyshim por desha te ndalesha pak te ndeshja e djeshme: skuadra ka dhene shpirtin ne fushe dhe ka bere lojen me te mire te kampionatit. Gjithcka e shkaterroi BQ Xhaja. Tendenca e arbitrit duket qe ne sekondat e para kur nuk dha nje penallti vetem 2 metra para syve. dhe brenda pak minutash jep 2 penallti te vjedhura per gomarin me vija. Shikoni me kujdes penalltine e pare: torrasa sapo ndjen qe e prekin ne sup kercen me te dyja kembet ne ajer dhe hidhet mbrapsht me kurriz… BQ Xhaja super i gatshem per penallti. Penalltia e dyte: Kale kur shikon Telushin qe ne menyre idiote po ben sparkate sikur te ishte ne mesfushe dhe jo ne ne mes te zones gjuan topin majtas dhe vete hidhet perpara… BQ Xhaja super i gatshem per penallti prape. Batha ben boksierin perpara arbitrit te katert dhe askush nuk shikon asgje!!! Kaq mjafton, mision u krye me sukses. Dhe shume mire na e ben Duka se ka gjithe kammpionatin qe po na bejne zbor arbitrat dhe drejtuesat tane nuk bejne ze. Kukesi dhe Bylis bejne namin edhe kur nuk kane te drejte, po tu kishte ndodhur atyre kjo qe po na ndodh neve do ti kishin rrjepur te gjallle arbitrat dhe Duken bashke. Dje isha i bindur qe do humbnim sepse mendoja qe lojtaret do humbisnin cdo dyluftim, por cunat treguan se e kisha gabim… nuk kisha llogaritur arbitrin. Nqs Demi dhe drejtuesit nuk shkunden Duka do vazhdoje me avazin e vet derisa ta nxjerri kampion fk Gamorin. I vetmi qe ka stonuar dje ka qene Bilali qe beri prape gafe si me Bylisin. Goli 4 ishte krejt faji i tij. Mos i bini ne qafe Idrizajt te goli 3 dje se topu u ngrit nga fusha para se ti vinte ne kembe. 2) Tani kam edhe dicka qe ska lidhje me ndeshjen e djeshme. Eshte fjala per dicka qe kam dashur ta hedh si ide prej kohesh, e kam me lideret e tifozeve qe duhet te mblidhen per nje ceshtje qe une e konsideroj jo te vogel: e ndjek Partizonin prej kohesh dhe sme ka pelqyer asnjehere epiteti mi bashkie, nje epitet qe ja vune tifozat e rinj gjimnaziste (kam shume respekt per ata sepse ju gjenden ekipit prane kur skishin asjne lek) nja 10 vjet me pare. Eshte epitet shume feminor dhe krejt pa lidhje. Po kur te privatizohen 100% cfare do thoni? Miu privat?! Ka ardhur koha te gjendet nje epitet me denigrues dhe me degjenerues se vertet e meritojne. Jane klubi me shke.rdh.at qe mund te ekzistoje, gjithe historine e tyre vetem jane ankuar por ne fakt vetem kane perfituar nga cdo sistem, ashtu sic po ndodh dhe kete vit kur po marrin dhuraten e radhes dhe pa pike turpi flasin kunder Dukes dhe thone se po i persekutojne. psh ne vitet 90 qarkullonte gamori si epitet per ata sepse i portretizonte fiks sipas nivelit te inteligjences qe kishin. Jo se dua ti kthehem prape atij epiteti, gjeni cfare te doni vetem boll me kete miun se eshte krejt vari lesht. Mblidhuni dhe vriteni mendjen! Nqs ndonje tifoz gamor del dhe thote se po ja kepus kot per punen e perfitimeve nga sistemi dhe do i kthehet kohes se komunizmit, jam i gatshem ti jap prova per te kunderten dhe ti faktoj qe ata kane patur shume dhurata dhe kane qene po aq ekip komunist sa gjithe ekipet e tjera, ne mos me shume. Tung!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: