Connect with Us

Vendimi ekstrem/ Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Juventusi izoloi në karantinë sulmuesin shqiptar

Kombëtare

Vendimi ekstrem/ Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Juventusi izoloi në karantinë sulmuesin shqiptar

Publikuar

-

Frika nga koronavirusi ka pushtuar Italinë dhe klubet e futbollit kanë nisur të tregohen të kujdesshme me lojtarët dhe stafin e tyre. Të dyshuarit karantinohen dhe këtë fat e ka pasur edhe Giacomo Vrioni. Ky i fudnit së bashku me një tjetër futbollist të Juventus U-23 kanë përfunduar në karantinë, ku do të qendrojnë deri në datën 8 mars.

Arsyeja e marrjes së këtij vendimi nga klubi bardhezi është për shkak të ndeshjes së fundit të zhvilluar kundër Pianeses. Kjo pasi në këtë ekip rezultoi edhe rasti i parë i një futbollisti të infektuar me koronavirus në Itali. Frika për një përhapje të sëmundjes edhe në lojtarët e tjerë ishte e madhe, madje në total janë 4 të dyshuar si të infektuar në klubin e Pianeses.

Për këtë motiv Juventusi ka vendosur të marrë masa parandaluese, duke dërguar në karantinë sulmuesin shqiptar, Giacomo Vrioni, së bashku me Marco Olivierin. Të dy futbollistët do të qendrojnë të izoluar deri në 8 mars dhe gjatë kësaj kohe do të jenë në vëzhgim të vazhdueshëm mjekësor. Nëse pas kësaj date nuk kemi të bëjmë me një përgjigje pozitive mbi prekjen nga koronavirusi, atëherë lojtari kuqezi do të jetë i lirë t’i rikthehet normalitetit dhe fushave të blerta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: