Connect with Us

VIDEO/ Eurogoli “alla Del Piero”, Memushaj befason me deklaratën pas ndeshjes

Kombëtare

VIDEO/ Eurogoli “alla Del Piero”, Memushaj befason me deklaratën pas ndeshjes

Publikuar

-

Ledian Memushaj ishte heroi i Peskarës në triumfin 2-1 që skuadra e bardheblu arriti në transfertë ndaj Askolit. Në minutën e 80-të, mesfushori vlonjat, realizoi një gol “alla Del Piero”, duke i befasuar të gjithë të pranishëmit në stadium dhe jo vetëm.

Në prononcimin pas ndeshjes, shqiptari zbuloi edhe sekretin e atij eurogoli, teksa bëri me dije se perla e tij nuk ishte një rastësi, por e kishte menduar atë goditje. 33-vjeçari e pranoi gjithashtu se në momentin e golit, kishte në favor edhe erën.

“Jam i lumtur për veten dhe shokët e skuadrës. Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre të mirë. Për ne ishte shumë e rëndësishme të riktheheshim te suksesi pas disa humbjesh.  Megjithatë, nuk ka kohë për të festuar. Nesër mendojmë për ndeshjen e radhës dhe në Spezia na presin 90 minuta të vështira.

Memushaj Peskara

Goli? Do tregohem i sinqertë. Doja të godisja portën, era ishte në favorin tonë. Pashë pozicionimin  e portierit dhe vendosa të provoja. Shkoi mirë dhe jam i lumtur.

Tjetër gol në kampionat, sërish në fushën tuaj, rastësi? Jo, nuk është rastësi. E njoh këtë stadium e njoh me sy mbyllur, tashmë është shtëpia ime. Duke pasur edhe mbështetjen e publikut është një avantazh i madh”, u shpreh Memushaj pas ndeshjes.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: