Sport
Video/ Triumfi në Kupë, shikoni festën e çmendur të Tiranës U-19

Fitorja e Kupës së Shqipërisë për grupmoshën 19-vjeçare përbën një sukses më vete për Tiranën dhe historinë e saj. Bardheblutë e vegjël premtojnë një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme për 24-herë kampionët e Shqipërisë.
Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli ka festuar në mënyrë të veçantë triumfin kundër Shënkollit me rezultatin 3-2 ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania” duke u frymëzuar nga klubi norvegjez i Rozenborgut.
Në një video të publikuar nga klubi bardheblu, shihet se si 19-vjeçarët e Tiranës këndojnë me vargjet “O Tirona, shalalalalala!” dhe pasi lideri i ekipit pushon së kënduari, fillojnë ovacionet e skuadrës. Tirana U19 është frymëzuar nga festa e Rozenborgut, të cilët u shpallën kampionë të ligës në vitin 2015. Kapiteni i skuadrës këndon me tifozët.
Festa e Tiranës U19 pas fitores së Kupës së Shqipërisë.
KF Tirana U19 🏆🥇
Gepostet von KF Tirana am Sonntag, 1. März 2020