Premier Liga
E ardhmja e futbollit/ Ylli i City-t e kontrollon topin në mënyrë të pabesueshme

Phil Foden është një nga talentet e mëdhenj anglez që edhe pse nuk ka gjetur hapësirat e përshtatshme te Manchester City, megjithatë mbahet në konsideratë nga Pep Guardiola si një ndër më premtuesit.
I aktivizuar në finalen e Kupës së Ligës, ndaj Aston Villa, djaloshi 19-vjeçar nga Stokport ka dhuruar disa magji, duke treguar pjesë të repertorit të tij.
Vetë klubi i Manchester City ka postuar një moment të ndeshjes, kur një krosim i De Bruyne nga thuajse 50 metra, duke “ndarë” në mes fushën, ka gjetur super të përgatitur mesfushorin, i cili e ka ulur topin sikur ta kishte thjesht 30 centimetra larg vetes së tij, duke tentuar më pas portën e Aston Villa.
TOUCH! 🤯
Anyone else watching this bit of @PhilFoden magic on repeat? 🤤
🔵 #ManCity pic.twitter.com/qIojo7Y2W3
— Manchester City (@ManCity) March 3, 2020