Connect with Us

Flet Shehi/ Nuk mund të krahasohem me Duron, titullin nuk e kam vetëm unë detyrim

Sport

Flet Shehi/ Nuk mund të krahasohem me Duron, titullin nuk e kam vetëm unë detyrim

Publikuar

-

Kukësi do të luajë ditën e nesërme me Vllazninë, në atë që do të jetë edhe ndeshja debutuese për trajnerin e ri Orges Shehi në stolin e skuadrës verilindorë. Pikërisht Shehi ditën e sotme ka dalë para mediave, ku ka folur për ndeshjen e nesërme. Shehi shprehet se nesër do të luajnë vetëm për fitore dhe thotë se titulli nuk është vetëm detyrim për të, por për gjithë ekipin që është ndërtuar për të fituar.

Kundërshtari i radhës është Vllaznia, si e keni përgatitur ndeshjen?

Në këtë fazë të kampionatit është tepër e vështirë, aq më tepër që luajmë ndaj Vllaznisë. Është një skuadër shumë e rrezikshme sidomos jashtë fushe. Ka vlerësimin tonë maksimal, do të bëjmë të pamundurën që të marrim fitoren. Koha është e shkurtër për tu përgatitur, por synojmë fitoren.

Ky është kampionati, kam besim të plotë te ekipi, i kam parë dje. Është një situatë e tillë, që mezi presim të reagojmë. Kemi mungesa me peshë, plotë 3 lojtarë, bashkë me Abazajn, i cili është në pikëpyetje, mund të bëhen 4. Kjo na vë në vështirësi, por nuk qajmë mungesat, por do të futemi për fitore.

Çfarëdo situatë të vijë kundërshtari, siç kemi ne objektiva kanë edhe ata. Pas rezultateve negative do të kërkojnë të marrin fitoren, ndaj nesh do të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

Çfarë mund të ndryshoni?

Kukësi deri në momentet e fundit i ka fituar ndeshjet, po ta shikojmë gjithë ndeshjen nuk e ka dominuar asnjë skuadër. Kjo i ndodh çdo ekipi dhe besoj se kësaj i ka ardhur fundi. Nuk është momenti të krahasohem me ish-trajnerin Duro. Do të fokusohem më shumë te ana psikologjike, për ti treguar skuadrës që ka elementë cilësorë.

Titulli?

Kukësi është ndërtuar për të fituar. Nuk është detyrim vetëm i imi, por i gjithë skuadrës, për të bërë më të mirën dhe për të mbërritur te titulli.

PANORAMASPORT.AL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: