Kombëtare
Grupet e Ligës së Kombeve, mësohen datat e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare

Është hedhur sot në orën 18:00 në Amsterdam shorti i Ligës së Kombeve për edicionin e ri. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edouardo Reja kanë mësuar kundërshtarët, teksa do të përballen në një grup relativisht të lehtë. Kazakistani, Lituania dhe Bjellorusia janë kundërshtarët e kuqezinje.
UEFA ka bërë me dije edhe datat e ndeshjeve, teksa edicioni i ri do të nisë në muajin shtator. Ndeshjet e para do të luhen nga 3-5 të këtij muaji, teksa ndeshjet e dyta në 6-8 po të shtatorit. Ndeshjet përkatëse ne grupe do të përfundojnë në mesin e nëntorit 2020, teksa finalet do të luhen në qershor 2021, për t’u përmbyllur më pas në marsin e 2022.
LIGA C, Grupi 4: Kazakistan, Lituania, Bjellorusi, Shqipëri
Datat:
Dita 1: 3-5 Shtator 2020
Dita 2: 6-8 Shtator 2020
Dita 3: 8-10 Tetor 2020
Dita 4: 11-13 Tetor 2020
Dita 5: 12-14 Nëntor 2020
Dita 6: 15-17 Nëntor 2020
Faza finale: 2/3 & 6 Qershor 2021
Play-off: 24/25 & 28/29 Mars 2022
Shorti i plotë:
Liga A
Grupi 1: Poloni, Bosnjë, Itali, Hollandë
Grupi 2: Islandë, Danimarkë, Belgjikë, Angli
Grupi 3: Kroaci, Suedi, Francë, Portugali
Grupi 4: Gjermani, Ukrainë, Spanjë, Zvicër
Liga B
Grupi 1: Rumani, Irlandë e Veriut, Norvegji, Austri
Grupi 2:Izrael, Sllovaki, Skoci, Republika Çeke
Grupi 3:Hungari, Turqi, Serbi, Rusi
Grupi 4: Bullgari, Irlandë, Finlandë, Uellsi
Liga C
Grupi 1: Azerbajxhan, Luksemburg, Qipro, Mali i Zi
Grupi 2:Armenia, Estonia, Maqedoni e Veriut, Gjeorgjia
Grupi 3: Moldavia, Sllovenia, Kosovë, Greqi
Grupi 4: Kazakistan, Lituania, Bjellorusi, Shqipëri
Liga D
Grupi 1: Ishujt Faroe, Letonia, Andorra, Malta
Grupi 2: Gjibraltar, Lihtenshtein, San Marino