Connect with Us

Humbja e rëndë në derbi, Demi dhe Rama zbarkojnë në stërvitje. Ja çfarë ndodh te Partizani

Sport

Humbja e rëndë në derbi, Demi dhe Rama zbarkojnë në stërvitje. Ja çfarë ndodh te Partizani

Publikuar

-

Dy humbjet e para që Partizani ka pë suar gjatë epokës “Demi” në Superiore kanë lënë pasoja në ekip, pasi trajnerët të cilët kanë qenë në drejtim janë larguar.

Por humbja e tretë në derbi në 7 sezonet e fundit, ka bërë që të ndryshojë edhe strategjia e drejtuesve, pasi në dallim nga Hasan Lika dhe Franko Lerda, Adolfo Sormani vijon të jetë trajner i Partizanit, ndonëse të kuqtë pësuan një humbje turpëruese, 5-1.

Për të mos e thelluar krizën apo shtuar “hallet” që ia kanë krijuar vetes nga qershori, klubi ka vendosur që të vijojë projekti me trajnerin Sormani me shpresën se skuadra do të arrijë në 12 javët e fundit të shpëtojë objektivin minimal të Partizanit, pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Këtë mesazh e kanë dhënë dje edhe dy drejtuesit e lartë të Partizanit, presidenti Gaz Demi dhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, që e kanë vizituar skuadrën gjatë seancës së radhës për Teutën.

Dy drejtuesit e lartë nuk zbarkuan në kampin stërvitor për të ushtruar presion apo ndëshkuar ekipin për humb jen në derbi. Përkundrazi, për t’i përkrahur që ata të mobilizohen nga ndeshja e radhës dhe të gjithë së bashku të shpëtojnë një sezon plot luhatje, ndonëse nisi me objektiva shumë të lartë dhe me investime kolosale. Fillimisht presidenti dhe drejtori kanë takuar trajnerin Sormani, ku kanë biseduar për pak çaste, duke lënë të kuptohet se italiani e ka besimin e tyre për të vazhduar punën dhe për të bërë kthesën.

Më pas presidenti dhe drejtori kanë biseduar për pak kohë edhe me futbollistët dhe stafet, ku u është kërkuar që e shkuara të kthehet si mësim dhe të mos e mbajnë mendjen te humbja në derbi, por të mobilizohen në javët e mbetura që të shpëtohet edhe sezoni. Referuar renditjes dhe situatave me të cilat po përballen në këto javë, te drejtuesit e kuq mendohet edhe më e keqja, ndaj dje kanë zbritur në fushë për të ngritur moralin e skuadrës, i cili është dërrmuar pas humbjes 5-1 në derbi dhe polemikave me arbitrat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: