Connect with Us

“Ky ndër kampionatet më të dobët”, Cungu i befason të gjithë me deklaratën

Sport

“Ky ndër kampionatet më të dobët”, Cungu i befason të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Armando Cungu, trajneri i Laçit, mendon se ky është një ndër kampionatet më të dobët. I ftuar në emisionin “Pressing” ai deklaroi se ekipet më të mira kishin rënë në nivelin e tyre dhe i ishin bashkuar skuadrave mesatare dhe se nuk kishin qenë këta të fundit që kishin bërë hapin para.

“Në derbi zakonisht rezultatet janë të ngushta në rezultat edhe për shkak të rivalitetit, 1-0, 2-1, por 5-1 është e ekzagjerua për derbi. Pas një rezultati 5-1 janë pak fjalë për t’u ankuar, por nëse është veprim i padrejtë, patjetër që ndikon një penallti e një lojtar mangët për shumë minuta. Nuk është pak, kundrejt një Tiranë që ka formë të mirë dhe lojtarë me cilësi.

Partizani u mundua fillimisht për të krijuar situata, arriti edhe të shënonte. Edhe në fillimin e pjesës së dytë mori iniciativën, përfshirë edhe goditjet standarde. Por ishte pak përballë Tiranës që është makineri që javët e funti po shtyp këdo që i del përpara”, tha Cungu.

Shumëkush thotë është kampionat cilësor, por unë mund të them se është ndër më të dobëtit. Do të thotë në fillim të sezonit kanë qenë 3-4 ekipe dominuese në start me deklarata. Ky kampionat ka treguar që ekipet e mëdha, apo emrat e mëdhenj e fanellat e mëdha, kanë rënë në nivelin e ekipeve më poshtë e për këtë arsye ka këtë konkurrencë, ky është perceptimi im.

Laçi është aty me meritë, ka zhvilluar ndeshje të mira edhe pse ka pasur oshilacionet e veta. Ka pasur oshilacione nga të gjitha ekipet, ekipe që nuk projektoheshin për UEFA, ngjiteshin në vend të tretë e katërt, binin përsëri. Për momentin ka dy ekipe të shkëputura, të tjerët janë aty-aty.

Ky është kampionat i vështirë, edhe 12 javë duhet të jemi të vëmendshëm për ta përballuar. Objektivi janë të marrim një vend në Europë, edhe pse nuk është e lehtë, mundësitë janë reale për të qenë prezent”, tha Cungu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: