Connect with Us

Në fundjavë gjeti golin, sulmuesi kuqezi i bën vetes një “dhuratë të vogël”

Kombëtare

Në fundjavë gjeti golin, sulmuesi kuqezi i bën vetes një “dhuratë të vogël”

Publikuar

-

Bekim Balaj po kalon një formë të mirë në sezonin e tij të parë te Sturm Graz në Austri dhe këtë e tregoi edhe javën e shkuar, duke shënuar një gol shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij. Sulmuesi i kombëtares sonë arriti të dërgojë topin në rrjetë në minutën e 88 dhe të evitojë humbjen e skuadrës në një ndeshje shumë delikatë ndaj Austria Vien.

Ky ishte goli i gjashtë i tij në kampionat, ku ka nisur nga minuta e parë 17 ndeshje. Në një intervistë qe shprehur se nuk është plotësisht i kënaqur me veten dhe se duhet të shënojë më shumë. Përtej kësaj ai ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të kënaqur veten e tij. Ditën e sotme 29-vjeçari ka postuar një “story” në “Instagram”, ku i tregon ndjekësve të tij makinën e re luksoze, që ka vendosur t’ia bëjë dhuratë vetes së tij.

Mjeti është një “Mercedes Benz AMG63, S Class, Edition 1” dhe pamja nga brenda është thjesht, e mrekullueshme. Video e shkurtër e publikuar nga sulmuesi shoqërohet edhe me mbishkrimin “New Toy” (lodra e re). E vetmja gjë që na mbetet t’i themi Bekimit është ta gëzojë dhe e këshillojmë të mos përdorë celularin duke ecur me 136 km/h.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: