Connect with Us

Situatë e rëndë te Partizani pas humbjes në derbi, Sormani del në konferencë për mediat

Sport

Situatë e rëndë te Partizani pas humbjes në derbi, Sormani del në konferencë për mediat

Publikuar

-

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, doli sot në konferencën për shtyp, pas humbjes së rëndë në derbi ndaj Tiranës, teksa foli për sfidën ndaj Teutës, që do të zhvillohet ditën e nesërme në “Selman Stërmasi”. Tekniku italian analizoi gjendjen e skuadrës, duke u shprehur:

-Si është situata në skuadër, pas asaj humbje të thellë në derbi?

Morëm një shuplakë të fortë në derbi. Pavarësisht se rezultati nuk përligji atë që skuadra dha në fushë, megjithatë tashmë do të shikojmë përpara. Ky është futbolli.

-Çfarë do të vlerësoni si pozitive në derbi?

Të luash për afro 75 minuta me 10 lojtarë dhe të jesh 10 me 1 me goditje këndi, mendoj se është diçka pozitive. Skuadra bëri një paraqitje të mirë dhe dha gjithçka në fushën e lojës.

-Sa janë komplikuar shanset e Partizanit për titullin, a qëndron më ky objektiv?

Sigurisht që humbja në derbi ka qenë një goditje e rëndë për sa i përket objektivit për fillimin e titullit kampion. Detyra jonë kundrejt klubit dhe tifozëve do të jetë të luajmë deri në momentin e fundit dhe të japim gjithçka për të gjitha ndeshjet e mbetura në kampionat.

-Çfarë po ndodh me Partizanin në fazën mbrojtëse? Shkakton autogola dhe bën gabime shumë të thjeshta…

Nëse do të kisha një përgjigje nuk do të bënim. Jam dakord me këtë konstatim. Për sa i përket golave të pësuara ne kemi gabimet tona, pavarësisht asaj që prodhojnë kundërshtarët.

-Sa e vështirë është ndeshja me Teutën?

Së pari, është një ndeshje e vështirë, si të gjitha ndeshjet e tjera që ne do të luajmë. Së dyti, ne vijmë nga një humbje në derbi që mund të ketë ndikuar në aspektin psikologjik. Dhe së treti, Teuta është një skuadër mjaft agresive dhe dinamike, ka lojtarë cilësorë në gjirin e saj. Do të jetë një ndeshje e luftuar.

-Pritet ndonjë ndryshim në formacion në krahasim me derbin?

Do të shikojmë gjendjen e lojtarëve dhe të grupit në tërësi. Por mendoj që duhet të jemi konkret dhe efikasës në rastet që do të na paraqiten, për ta mbyllur takimin në favorin tonë.

-Do t’i besoni sulmin Braunit si në derbi?

Më vjen keq për Braun. Luajti vetëm 18 minuta, ishte një zëvendësim i detyruar. Në ato 18 minuta ai bëri një paraqitje mjaftë pozitive. Duhet të zgjidhja mes tij dhe Bardhit, duke parë që Bardhi është më dinamik dhe ka një tjetër profil në fushën e lojës, duke vrapuar shumë, u detyrova të nxirrja Braunin.

-A është Telushi në 100% të kapacitetit fizik?

Sot Telushi ka zhvilluar një stërvitje mjaft të mirë, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, megjithatë ditën e nesërme do të konfirmohet gjendja e tij, nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur.

-Po gjendja e Trashit si është?

Ditën e djeshme ka filluar përgatitjet në palestër. Vjen pas një dëmtimi tepër të rëndë. Për momentin ai është nën vëzhgimin e përgatitësit atletik, teksa do të ndiqet hap pas hapi. Po punojmë shumë që Trashi të mos humbasë kondicionin fizik, teksa në momentin që do të rikthehet të jetë në të njëjtin nivel siç edhe ka qenë.

I druheni gjykimit ndaj Teutës?

Nuk dua të flas për këtë. Dua t’i përgjigjem vetëm pyetjeve që më bëhen për futbollin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: