Connect with Us

“Telushi ecën në fushë, presidentit Demi i thashë që …”, Përparim Kabo: Si ka mundësi që i mbeten rivalët me 10 lojtarë?!

Sport

“Telushi ecën në fushë, presidentit Demi i thashë që …”, Përparim Kabo: Si ka mundësi që i mbeten rivalët me 10 lojtarë?!

Publikuar

-

Profesori Kabo ka folur për situatën aktuale të Partizanit, duke treguar se ku po çalon kjo skuadër në krahasim me vitin e shkuar, atje ku u shpall kampione me Skënder Gegën. Për ta nisur që nga puna e trajnerit e për të vazhduar me lojtarët, të kuqtë zbërthehen në këtë mënyrë te emisioni “Procesi Sportiv”. Gjithashtu ai tha se kishte një politikë të caktuar arbitrimi që sillte këto rrethana.

“Si ka mundësi që në tre ndeshjet e fundit të Tiranës ndaj Bylisit, Teutës e Partizanit, kanë mbetur kundërshtarët me 10 lojtarë? Kjo është një politikë e caktuar arbitrimi që cakton pakënaqësi. Tirana të dalë kampion dhe ta gëzojë kampionatin në 100 vjetorin e shpalljes kryeqytet e krijimit të klubit.

Partizani është një kantier i hapur dhe që shkatërroi gjithçka që ndërtoi në 5 vitet e fundit. Po çfarë bëri profesor Gega? Ai futi frymën e grupit dhe ndërtoi skemën taktike fitimtare, që po bën Tirana tani. E kam takuar njëherë Gegën para ndeshjes me Skënderbeun në restorant dhe më tha: “Profesor e di se çfarë do bëj? Do vendos Atandën para 4 mbrojtsave”. Këtë ia thashë edhe Starovës dhe më tha jo. Tirana e bën tani me Celhakën që e vendos para mbrojtjes.

Gega krijoi një bosht me Belicën, Rexhepin,Atandën. Nga ata vetëm Telushi ka mbetur dhe e pamë në derbi që ka rënë. Nuk vrapon në fushë, ecën. Ai pozicion në fushë kërkon që të vraposh. Partizani ka një krizë personaliteti dhe i thashë Demit: “Merri në test personaliteti lojtarët”.

Përse kaq shumë kartona të kuq dhe gabime? E ka thënë Ançeloti që kur lojtarët duan të bëjnë gjëra të mëdha, bëjnë gabime fëmijnore. Bitri ka krizë personaliteti, bën autogola dhe merr të kuq. Broja ka krizë personaliteti se del me të kuq kur Partizani ishte në avantazh në Korçë. Kështu mund të flitet edhe për Çinarin. Këta stërviten shumë mirë, por kjo shpjegohet në psikologji, “gjendja brenda rrjedhjes”. Dëgjova Sormanin pas derbit dhe tha që ndeshja u mbyll pas 20 minutash. Po jo o zotëri se atëherë ishte ndeshja 2-1 dhe tre golat më pas i kanë pësuar lojtarët e tu. Tha që punon 24 orë. Në rregull, mund të punosh ditë e natë, por varet se çfarë pune bën?”, ka thënë Kabo.

PANORAMAPSORT.AL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: