Seria A
Barcelona do Lautaro Martinez, Interi i kërkon yllin e mesfushës dhe miliona euro

LLautaro Martinez është një nga lojtarët më të mirë te Interi këtë sezon, teksa po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte.
Prej kohësh në gjurmët e futbollistit është vënë Barcelona, me drejtuesit katalanas që dëshirojnë ta vënë në krahë të Leo Messit.
Megjithatë është shumë e vështirë që zikaltëri të heqin dorë nga sulmuesi, por do të pranonin nëse Barça fut në marrëveshje edhe shërbimet e mesfushorit Arthur.
Braziliani pëlqehet shumë nga drejtuesit e Interit, të cilët do të pranonin të hiqnin dorë nga Lautaro nëse në drejtim të tyre vjen Arthur, plus një shumë parash.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania