Sport
Bylisi vazhdon “mallkimin” e 2020-ës, e përmbys edhe Laçi

Duket se viti 2020 qenka “mallkim” për Bylisin. Skuadra ballshiote nuk ka arritur të sigurojë ende fitoren e parë në kampionat për këtë vit të ri, teksa u mposht nga Laçi me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën e Armando Cungut. Greca dhe Rapo ishin autorët e golave për Laçin, teksa për Bylisin realizoi Mocone nga pika e bardhë e penalltisë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania