Connect with Us

Duka zbulon trajnerin e ardhshëm të kombëtares shqiptare

Kombëtare

Duka zbulon trajnerin e ardhshëm të kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Mbrëmjen e djeshme në Amsterdam të Holandës është hedhur shorti i Ligës së Kombeve, kompeticion që hapi siparin sezonin e shkuar dhe ka zëvendësuar miqësoret që zhvilloheshin zakonisht kur kishte hapësirë në eliminatoret e Botërorit dhe Europianit. Liga e Kombeve u iniciua si një kompeticion që nuk pritej të kishte një rëndësi aq të madhe, por ka rezultuar ndryshe dhe ekipet kombëtare e kanë marrë seriozisht, pasi në rast të një renditje të mirë, ka shpresa për kualifikim në kompeticionet më të mëdha kontinentale dhe botërore.

Shorti mund të vinte përballë Shqipërinë e Kosovën, diçka që nuk ka ndodhur dhe kombëtareve simotra shorti u ka rezervuar kundërshtarë të ndryshëm. Për këtë fakt është i gëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit. Armand Duka i intervistuar nga “Super Sport” ka deklaruar se është diçka pozitive që Shqipëria dhe Kosova nuk janë në një grup. Ai gjithashtu ka dhënë një informacion për të cilin të gjithë po prisnim.

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja kishte firmosur kontratë disa mujore, që përfundoi në fund të eliminatoreve të botërorit dhe lajmet për rinovimin e teknikut nuk kishin ardhur ende. Për të mbyllur këtë çështje ka menduar presidenti Duka, që konfirmon se Reja dhe stafi i tij kanë firmosur kontratën e re dhe do të vijojnë të jenë pjesë e kombëtares, megjithëse nuk konfirmohet se për sa kohë. “E kemi thënë me kohë se do të vazhdojmë me trajnerin Reja dhe kemi firmosur kontratë me të dhe gjithë stafin e tij. Është i njëjti staf, që përfundoi eliminatoret e kampionatit botëror”, u shpreh Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: