Connect with Us

E bujshme: Lautaro Martinez? Jo, jo/ Ja kush është lojtari i parë në listë që do Barcelona në verë

La Liga

E bujshme: Lautaro Martinez? Jo, jo/ Ja kush është lojtari i parë në listë që do Barcelona në verë

Publikuar

-

Shumë zhurmë rreth Barcelonës. Një ditë më parë u raportua në mediat spanjolle që katalanasit janë gati të ofrojnë Arturo Vidal, Nelson Semedo dhe 70 milion euro për Lautaro Martinez, ndërkohë që sot thuhet se objektivi numër 1 është Neymar. Këtë e thotë katalanasja “Sport”, që edhe ka hapur gazetën me këtë artikull.

Mes të tjerash bëhet një analizë mbi gjithë situatën. Barcelona e do brazilianin, pasi ka mbështetjen e Messit dhe gëzon respekt edhe nga lojtarët e tjerë. Jo vetëm që Neymar do të kishte impakt që tani, por do të ishte një lider edhe për të ardhmen.

Gjithsesi pranohet se operacioni është mjaft i vështirë, edhe prej faktit që marrëdhëniet me PSG nuk janë të mira, ndërkohë që nga ana tjetër me sulmuesin ka një gjyq të mëparshëm dhe kërkesat e tij financiare janë goxha të larta.

Neymar me francezët së fundmi ka pasur probleme, për shkak se nuk e aktivizuan më herët pas dëmtimit. Për të Barcelona duhet të paguajë 170 milion euro, kurse presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi, është i fiksuar për të mos lëshuar dy yjet e skuadrës së tij, Neymar dhe Mbappe.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: