Connect with Us

Frika për koronavirusin, rrezikohen edhe dy ndeshjet e kombëtares shqiptare

Kombëtare

Frika për koronavirusin, rrezikohen edhe dy ndeshjet e kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Një vendim që do të merret nesër nga qeveria italiane rreth krizës së koronavirusit që ka mbërthyer vendin përtej Adriatikut, mund të ndikojë përgatitjet e përfaqësueses shqiptare për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë planifikuar të luajnë dy miqësore në territorin italian në muajin mars por mund t’i shohin ato të anulohen ose të luhen me stadiume tërësisht të boshatisura.

Plani i FSHF është që përfaqësuesja shqiptare të luajë në San Marino ndaj vendasve më 27 mars dhe pastaj më datë 30 mars, të zhvendoset në Udine për të luajtur atje kundër Sllovenisë ndeshjen e dytë të programuar për datat e lira nga FIFA. Por qeveria italiane po bën gati një dekret pas këshillimit me një panel ekspertësh shkencorë, nëpërmjet të cilit mund të urdhërojë ndalimin e plotë të të gjithë aktiviteteve sportive në territorin e vendit, ose zhvillimin e tyre pa praninë e tifozëve, si masë shumë e rëndësishme për të ndaluar përhapjen e virusit.

Edhe nëse pezullimi do të jetë i lokalizuar në pjesë të ndryshme të Italisë, të dy ndeshjet janë planifikuar të zhvillohen në krahina ku ka pasur raste infeksioni ashtu si edhe vdekje dhe që mund të përfshihen nga këto masa Ndaj zhvillimi normal i dy miqësoreve të muajit mars është vënë në rrezik serioz dhe FSHF mbetet në pritje të vendimit të qeverisë italiane para se të vendosë në bashkëpunim me dy federatat e tjera se çfarë do të bëhet me sfidat në fjalë dhe nëse mund të zhvillohen në vende të tjera përfshirë edhe Shqipërinë, apo në rastin më ekstrem të anulohen. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: