Sport
Ka zhytur Partizanin në krizë, Sormani lë pa fjalë gazetarin me deklaratën e tij

Partizani u mund ditën e sotme 0-1 ndaj Teutës në “Selman Stermasi”. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri Sormani u shpreh:
“Ndodh e njëjta gjë. E nisim mirë, krijojmë dhe pastaj janë disa momente në mbrojtje ku e pësojmë. Nuk mund të themi se kundërshtari na vuri aq shumë në rrezik. Pastaj në përfundim arritëm të dilnim pa pikë.
12 pikë nga kreu, si do ta ndryshojë trajneri ekipin?
Fjala punë, punë, vetëm punë. Mendoja që mund të kishim një pasojë nga goditja që morëm në ndeshje. Sot kurrsesi nuk ishte një ndeshje për t’u humbur.
Janë gabimet e shpeshta në mbrojtje për të cilat neve folëm. Kjo më mërzit shumë, më nervozon. Goli nuk vjen si pasojë e forcës së kundërshtarit, po si pasojë e problematikave që ne kemi në mbrojtje.
Raste e humbura dhe ndryshimi i strategjisë…
Nuk mund të themi dot që skuadra nuk punon. Futbolli ashtu siç çdo gjë në jetë është edhe psikologjike. Është vërtet e pafalshme mënyra si i merr golat. Skuadra në disa situata tregohet e brishtë. Është çështje eksperience. Ka të bëjë edhe me disa lojtarë të veçante.