Sport
Mbyllen 45 minutat e para/ Ja rezultatet në 4 sfidat e Superiores

Janë mbyllur 45 minutat e para në 4 ndeshjet e javës së 25-të të Superiores. Në Korçë, Skënderbeu po fiton 1-0 ndaj Luftëtarit. Vendasit gjetën rrjetën në minutën e 18′ me Mensah, goli i parë për të në kampionat.
Në Vlorë, Tirana po fiton 0-1 ndaj Flamurtarit, pas autogolit të Vrapit në minutën e 34-të.
Në dy sfidat e tjera ende nuk është zhbllokuar ende rezultati, në “Selman Stërmasi” ku luan Partizani me Teutën dhe në “Elbasan Arena” ku luan Kukësi me Vllazninë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania