Seria A
Nëse Serie A ndërpritet përfundimisht për këtë sezon, ja kush ekip do të shpallej kampion

Koronavirus ka mbërthyer Italinë, teksa kjo nuk mund të kalojë pa prekur edhe futbollin, me shumë ndeshje që janë shtyrë për një ditë tjetër.
Para pak minutash u shty edhe ndeshja tjetër e Kupës së Italisë, mes Napolit dhe Interit e cila do të luhet në një ditë tjetër që ende nuk është përcaktuar. Nga shtyrja e ndeshjeve më keq e ka pësuar Interi, skuadër të cilës i janë shtyrë 3 ndeshje, me Sampdorian dhe Juventusin në kampionat dhe së fundmi më Napolin në Kupën e Italisë.
Megjithatë “La Repubblica” shkon deri aty sa mendojnë një pezullim të kampionatit. Thuhet se në rast se Koronavirusi vazhdon të rritet dhe rrezikon seriozisht jetët e njerëzve, atëherë mund të pezullohet kampionati, ndonëse kjo tashmë duket shumë e vështirë që të ndodhë.
Nëse merret vendimi që po flitet së fundmi se kampioanti mund të shtyhet me një muaj, atëherë rrezikon të pezullohet përfundimisht. Në rast se kjo do të ndodhte atëherë kampionati mund të pezullohet përfundimisht, pasi nuk do të ketë data të lira për tu luajtur ndeshjet. Por kush do të fitonte titullin nëse kampionati do të ndërpritej përfundimisht?
Në rast se kampionati i këtij sezoni do të ndërpritet përfundimisht, atëherë kampion do të shpallej Juventusi. Kjo për shkak se do të merren parasysh pikët e grumbulluara deri në javën e 24-t, kur të gjitha ekipet kishin një numër të barabartë ndeshjesh. Atëherë bardhezinjtë ishin në vendin e parë, Lacio në të dytin dhe Interi me Atalantën plotësonin 4-shen. Gjithsesi kjo duket shumë e vështirë të ndodhë, por nuk është e pamundur.