Connect with Us

Si sot dy vite më parë ndërroi jetë ylli i Italisë, presidenti i ekipit me fjalë të ndjera

Seria A

Si sot dy vite më parë ndërroi jetë ylli i Italisë, presidenti i ekipit me fjalë të ndjera

Publikuar

-

Davide Astori nuk jeton më, por në Firence vazhdojnë ta përkujtojnë me shumë dashuri. Numri 13 i tij është kudo te Fiorentina, ndërkohë që vendin e tij në dhomat e zhveshjes nuk e ka marrë askush. Shumë respekt për ish-qendërmbrojtësin, i cili më 4 mars të vitit 2018 u gjet i vdekur në dhomën e tij në hotel.

Problemet me zemrën e mundën atë. Sot në Firence e kujtojnë dhe klubi i Fiorentinës ka publikuar një deklaratë të presidentit Rocco Commiso, i cili edhe pse nuk e ka njohur dot Astorin, përcjell fjalë zemre për familjen e tij dhe të gjithë ata që e kanë dashur dhe kanë vuajtur në momentin e largimit të tij nga jeta, kur ishte vetëm 31 vjeç.

“Sot kujtojmë Davide Astorin, kapitenin tonë. Unë nuk e kam pasur mundësinë ta takoj djalin, por të gjithë, ata me të cilët kam folur për të, më kanë thënë gjëra fantastike. Sot mendimet e mia shkojnë te familja e tij, shokët e skuadrës, fansat dhe te gjithkush që vajtoi largimin e tij tragjik. Familja “Vjollcë” nuk do e harrojë kurrë kapitenin e saj”, shprehet Commiso.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: