La Liga
Tersi nuk po i ndahet këtë sezon, Barcelona humbet një tjetër lojtar

arcelona ka marrë një lajm aspak të mirë ditën e sotme. Mbrojtësi i ekipit, Junior Firpo ka pësuar një dëmtim në dorën e tij të majtë dhe përveç dëmtimit ajo që shqetëson më shumë është mënyra se si është marrë ky dëmtim.
Firpo ka qenë duke garuar me “Go-kart” dhe ka pësuar një aksident nga i cili ka vrarë dorën e majtë. Ende nuk është përcaktuar se sa serioz është ky dëmtim, pasi priten ekzaminime të tjera. Duket se tersi i dëmtimeve nuk po i ndahet këtë sezon blaugranave.
Kujtojmë që Barça vuan mungesën e dy prej lojtarëve më me rëndësi në ekip, siç janë Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.
🤦♂️ LESIONAT CORRENT AMB KARTS
🔊 Javi Miguel: "Junior Firpo es va lesionar la mà esquerre en un accident en una cursa de karts"#ClubMitjanit pic.twitter.com/TySs0xDGyb
— Club de la Mitjanit (@ClubMitjanit) March 4, 2020