Connect with Us

Vangjeli zgjodhi Halilin, Ardjan Takaj lëshon thumbat për Kristi Vangjelin: Te Skënderbeu merrte premio kur…

Sport

Vangjeli zgjodhi Halilin, Ardjan Takaj lëshon thumbat për Kristi Vangjelin: Te Skënderbeu merrte premio kur…

Publikuar

-

Ardjan Takaj i është përgjigjur “flakë për flakë” Kristi Vangjelit. Ky i fundit pati deklaruar një ditë më parë se Refik Halili është më dorëlëshuar sesa presidenti i Skënderbeut, ndërsa këtë të fundit gjithsesi e ka përshkruar si një njeri të qetë dhe me një vetëpërmbajtje për t’u admiruar. Takaj nuk ia ka lënë mangët… Natyrisht, me shumë edukatë, por mesazhe deri diku therëse nëse i lexon me vëmendje fjalitë e tij.

Presidenti i Skënderbeut e konsideron Kristi Vangjelin një futbollist të madh, por i kujton, se ai ishte pjesë e një skuadre shumë të madhe kur vishte fanellën e Skënderbeut dhe se fitoret në kampionat ishin detyrim. Takaj ndërkohë, i hedh edhe një kunj Tiranës. Natyrisht, me shumë finesë, teksa nëpërmjet përgjigjes për Vangjelin, vë në dukje se shpërblimet e Skënderbeut në kohët e arta ishin sa çka sot një klub shqiptar të gjithë buxhetin vjetor…

VLERËSIMI

“Kristi Vangjeli është djalë i mirë dhe gjithashtu një futbollist i madh. Kur Vangjeli luante te Skënderbeu, kishim një ekip shumë të madh dhe premio jepnim kur mundnim klube si Sportingu i Lisbonës, Dinamo Kiev dhe Dinamo Zagreb”, ka deklaruar Takaj ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Me këtë rast, ai i ka kujtuar edhe një herë ish-lojtarit të tij se te Skënderbeu nuk luante vetëm për titullin kampion, por për nivele edhe më të larta, siç ishin faza e grupeve në Ligën e Europës.

NJË “KUNJ” TIRANËS

Nuk e përmend asnjëherë emrin e Tiranës, por mesazhi i tij mund të interpretohet edhe kështu. “Për të hir të së vërtetës kanë qenë premio sa buxhetet e rivalëve. Nuk jepnim ne premio kur Skënderbeu fitonte me ekipet shqiptare. Në Superiore fitoret kanë qenë detyrim për Skënderbeun. Kjo është e gjitha…”, shprehet Takaj. Presidenti i klubit të Skënderbeut vë në dukje diferencën që krijoi ajo skuadër kur merrte pjesë në Europë dhe standardin se fitoret në kampionat ishin detyrim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: