Connect with Us

Daja e pranon: Tirana për kampion, ja ç’po ndodh me Skënderbeun

Sport

Daja e pranon: Tirana për kampion, ja ç’po ndodh me Skënderbeun

Publikuar

-

Skënderbeu është duke kaluar një formë shumë të mirë në këtë fazë të kampionatit, ku duket një ekip shumë ndryshe nga ai fazave të para.

Për “Rubrika Sportive”, ka folur pikërisht trajneri i korçarëve, Ilir Daja. Ky i fundit u shpreh se tashmë skuadra po tregon paraqitje të mira, duke thënë se çelësi i suksesit është bashkëpunimi në këtë klub.

Ecuria?

Është një moment ndryshe nga ai fillimit të kampionatit. Kjo shikohet në ndeshjet e treguara dhe me pikët e grumbulluara. Golavarazhi ka qenë negativ në ndeshjet e para, ndërsa tani e kemi plus 5. Çelësi i suksesit është bashkëpunimi, duke filluar nga presidenti te tifozët dhe merita kryesore është për lojtarët, për pikët e grumbulluara deri tani.

Luftëtari?

Në të gjitha ndeshjet e tjera kemi qenë me performancë tjetër, ndërsa dje pas shënimit të golit të parë, pashë një demotivim, në raport me ndeshjet e tjera. Kjo bëri që të marrë kontrollin Luftëtari.

Në pjesën e parë të kampionatit e kishim problemin me ekipet e vogla, por në këtë vit të ri, përveç ndeshjes me Luftëtarin kemi qenë shumë mirë. Një ekip nuk mund të qëndrojë në formë të njëjtë gjatë gjithë kohës. Edhe Kukësi me Tiranën nuk kanë treguar një formë të njëjtë.

Organika?

Nuk kemi pasur mungesa në organikë, por kishim fillim të kampionatit me vonesë, ne ishim të tretët që u grumbulluam të fundit pas Flamurtarit dhe Luftëtarit. Jashanica është një ndihmesë e madhe, mund të them se është përforcimi më i mirë në merkato.

Tirana?

Tirana ka bërë një rrugëtim të paimagjinueshëm sepse kanë vetëm barazimin me ne dhe më gëzon ky fakt. Kanë veshur kostumin e ekipit kampion dhe shpresoj ta kenë deri në fund, por asnjëherë nuk i dihet. Një pjesë shumë të mirë lojtarëve të Tiranës e kam drejtuar edhe unë. Djemtë që kanë ardhur nga Flamurtari janë forcë e shtuar.  Nuk e mendoja se Egbo do bëhej trajner i Tiranës, por ka bërë një punë të madhe. Është njeri korrekt dhe pikën e fortë ka menaxhimin e grupit për shkak të korrektësisë së tij.

Kundërshtarët e Skënderbeut edhe brenda ndeshjes ngacmojnë duke pyetur se për çfarë luani ju. Ne luajmë për një qytet, që i ka dhënë tonin në dekadën e fundit futbollit shqiptar dhe ka bërë histori në Europë më ecurinë e saj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: